Çfarë mesazhi përçoi Kurti me anëtarësimin e Dobrunes në LVV?

Politika

Çfarë mesazhi përçoi Kurti me anëtarësimin e Dobrunes në LVV?

Nga: M.H. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 20:33
Sokol Dobruna/ Albin Kurti

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka aderuar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se Sokol Dobruna është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm.

Në lidhje me këtë aderim të Dobrunes, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që është krim në vete anëtarësimi i një personi të tillë në parti politike. Kjo për faktin që Dobruna nuk ka dënuar as edhe një serb që ka vrarë apo përdhunuar femra të Kosovës.

Qarri përmendi Kurtin si një lider i cili ka shfrytëzuar pushtetin e tij gjatë kohës kur ishte kryeministër i vendit për ndërtuar karrierën e tij, siç e thotë ai, dubioze.

“Të anëtarësosh në parti një person abuziv dhe mburresh me një monstrum me prirje kriminale i cili gjatë luftës, nuk kishte dënuar as në mungesë, qoftë edhe një nga mijëra kriminelët serb që vrisnin, digjnin, dëbonin nga vatrat e veta, përdhunonin mijëra femra vrisnin edhe fëmijë në djep dhe bënin gjenocid të paparë mbi shqiptarët, por kishte dënuar me pushkatim Blerim Kuçin, luftëtarin e UÇK-s, vetëm pse ai kishte marrë pushkën të luftonte për çlirimin e Kosovës, si krimineli Dobruna i cili ka gjasa të mëdha të akuzohet edhe për vrasjet e pasluftës të ndodhura në Kosovë nga Gjykata Speciale, kjo vërtetë është krim më vete, turp dhe akt konfuz që nuk do asnjë koment. Albin Kurti, nuk duhet harruar nga askush, se është personi i cili ka keqpërdorur më së shumti dhe në vazhdimësi pothuajse çdo rast dhe mundësi, që i ka ardhur përdore, përfshi edhe pushtetin dhe pozitën e kryeministrit të vendit, të cilën e mbajti përkohësisht, duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve dhe çuar në vdekje njerëz të pafajshëm, për të ndërtuar karrierën e tij dubioze, që nga Mon Balaj e Arben Xheladini e deri te rasti tragjik i 26 vjeçarit, Agon Musliu, ndërsa jo rrallë akuzohet të jetë i përzier edhe në rastin tragjik të Astrit Deharit. Siç dihet tanimë publikisht Mon Balajn e Arben Xheladinin, Albin Kurti i dërgoi në vdekje qysh më 2007, në emër të motivit të rrejshëm dhe të ashtuquajturës “protestë” kundër pakos së Ahtisarit e cila e bëri Kosovën shtet të pavarur, ndërsa tani po ky, pretendon me çdo mjet dhe mënyrë që vet, të jetë udhëheqës i saj.”, u shpreh Qarri.

Ai akuzon Kurtin se ishte shkaktar i vdekjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, teksa Doburnen e quan tip “të rrezikshëm me prirje krimineli”.

“Siç dihet tanimë publikisht Mon Balajn e Arben Xheladinin, Albin Kurti i dërgoi në vdekje qysh më 2007, në emër të motivit të rrejshëm dhe të ashtuquajturës “protestë” kundër pakos së Ahtisarit e cila e bëri Kosovën shtet të pavarur, ndërsa tani po ky, pretendon me çdo mjet dhe mënyrë që vet, të jetë udhëheqës i saj. Praktikën tragjike të rrezikimit me vetëdije, të jetëve të pafajshme Albin Kurti dhe Arben Vitia e vazhduan me studentin e shkëlqyer të informatikës dhe djalin e vetëm në familje Agon Musliun, të cilët përkundër rekomandimeve të mjekut gjerman dhe gjendjes shëndetësore të tij, e "dënuan" me mbyllje në konviktin numër shtatë, edhe me çmimin e dërgimit të tij,në vdekje siç edhe ndodhi në fillim të majit, në Qendrën Studentore në Prishtinë e cila përdorej për karantinë. Dhe përderisa Albin Kurti dhe Arben Vitia argëtoheshin duke inskenuar ezane, në kohë pandemie dhe njëri as tjetri nuk gjenin pesë minuta, për tu marrë me gjendjen shëndetësore të Agonit, ai i mbyllur si në kafaz nga këta dy, pa asnjë të drejtë as arsye, nga dëshpërimi, vdiq duke u hedhur nga kati i pestë i konviktit numër 7, të studentëve në Prishtinë, akt makabër përkundër të cilit, ende njëri as tjetri nuk kanë marrë dënimin e merituar. Madje të pranosh në parti politike me pompozitet kaq aventuresk, një tip të rrezikshëm me prirje krimineli si Sokoll Dobruna i cili pa fije turpi dhe me mburrje animale deklaronte, se: “Unë personalisht e kam dënuar me pushkatim, Blerim Kuçin, por ligji i ekzekutimeve penale e ka liruar", kjo don të thotë se ky edhe në kohë lufte, jo vetëm që nuk është bazuar në drejtësi për të marrë vendime mbi jetën e qytetarëve të pafajshëm, por ka dalë edhe mbi ligjin për të vrarë shqiptar dhe pushkatuar ushtarë të UÇK-së, vetëm pse ata luftonin për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar se edhe Albini, jo vetëm që pajtohet me vendimet e Dobrunës, por njëjtë si Dobruna, edhe Kurti vet,ka prirje kriminale, për shuarje jetësh të pafajshme”, tha Qarri.

Në fund Qarri thotë që anëtarësimi i Dobrunës dërgon një mesazh të Kurtit për të tjerët që i bëhen pengesë për pushtet dhe atë duke e bërë publikisht që nuk e ka bërë asnjë politikan tjetër i Kosovës.

“Ndaj anëtarësimin në parti, me kaq pompozitet të këtij monstrumi mbi 80 vjeçar, mund ta bëjë vetëm Albin Kurti, për tu dërguar porosi edhe të tjerëve, se përveç Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe Agon Musliut, ai njëjtë mendon edhe për Blerim Kuçin dhe cilindo që i bëhet atij, pengesë për pushtet, akt që nuk e ka bërë publikisht deri më tani, asnjë politikan tjetër i Kosovës, sado i keq e sadist dhe i inkriminuar të jetë, pas të cilit, në shenjë proteste dhe mospajtimi me te, duhet të fillojë largimi masiv i anëtarësisë dhe distancimi publik i qytetarëve të Kosovës, nga Kurti dhe partia që ai me metoda dhe porosi të tilla makabre, ende vazhdon ta udhëheqë”, përfundon Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat