Kush ishte “mollë sherri” për përplasjet verbale mes deputetëve? - analisti ‘zbulon’ detajet

Politika

Kush ishte “mollë sherri” për përplasjet verbale mes deputetëve? - analisti ‘zbulon’ detajet

Nga: A.Morina Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 22:53
Foto Ilustrim

Gjatë seancës së sotme plenare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, duke diskutuar për çështjen e të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë, eskaloi situata duke pasur përplasje verbale në mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përplasjet verbale u zhvilluan kryesisht nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këta të fundit nuk mund të i pranonin mendimet e tyre për çështjen e të pagjeturve.

Këto përplasje verbale u cilësuan shume të pahijshme dhe të panevojshme nga ana e deputetëve.

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” duke komentuar përplasjet në Kuvend, deklaroi se sot në Parlamentin e Kosoves, triumfoi diskursi bizar i LVV-së.

“Në mungesë të forcës së argumentit, sot në Parlamentin e Republikës, LVV, promovoj dhe kultivoj argumentin e forcës, për çfarë ky i fundit, sot plotësoj leksikun e saj intrigues, destruktiv dhe obstruksionist. LDK, ra në kurthin  e konstruktuar mirë nga ana e LVV-së dhe e lidershipit të saj, duke rrëshqit në një dimension dhe lojë të huaj për LDK-në, por autentike për LVV-në, në të cilën fituesi dihet”, tha Bajraj.

Ndër të tjera, Bajraj fajësoi Vetëvendosjen edhe për përdorimin e metodave anarkiste të cilat dërguan deri në përplasje dhe përleshje fizike me kundërshtarët duke përdorur çdo mjet deri në realizimin e qëllimit.

“-Gjuha denigruese, e fyerjes dhe e indimidimit deri në poshtërim ndaj oponencës dhe kryesisht ndaj pushtetit dhe vetë Kryemnistrit të Republikës ë Kosoves.

 -Logjika populliste dhe patetizmi politik i LVV-së duke keqpërdorur dhe abuzuar skajshëm me tema të ndjeshme dhe probleme të rënda me të cilat ballafaqohet vendi dhe në veçanti, qeverisja dhe Kryemnistri Hoti, dëmton në radhë të parë interesin qytetar dhe me pas edhe atë shtetëror të Republikës së Kosoves”, nênvizoi ai.

Sipas, Bajrës mollë sherri i përplasjeve mes deputetëve ishte interpelanca e Kryeministrit Hoti. 

Ai tha se Vetëvendosje po luan me "kartën" sensitive, atë të plagës së popullit për fatin e të pagjeturve. 

"Vet mënyra e përkufizimit të temës, ngërthen në vete; pasaktësi, kamuflim dhe tendencë perfide dhe  abuzive, për çfarë, Kryeministri Hoti dha shpjegimet dhe zhveshi qëllimet djallëzore të atyre që thirrën interpelancën”, tha Bajraj.

Bajraj kërkoi edhe  sanksione ndaj deputetëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët e përdorin gjuhën shpifëse, lajthitëse, indimidimit dhe atë të linçimit.

“Komisionet disiplinore të Parlamentit të Kosovës, pas "incidentit" të sotëm, duhet të ndërmarrin masat adekuate si përgjigje ndaj skenës dhe akterëve në mënyrë që të njëjtat të mos përsëriten në tempullin e demokracisë parlamentare”, theksoi Bajraj.

Në fund, Bajraj tha se nëse nuk merren sanksione, akti i sotëm do të trimëroj edhe më shumë LVV-në, e cila jo vetëm se nuk do të ndalet, por do të provoj të zgjeroj diskursin e saj autentik për një grusht vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat