Ifimes: Shqipëria buzë luftës qytetare, ja kush po e shpëton...

Politika

Ifimes: Shqipëria buzë luftës qytetare, ja kush po e shpëton...

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Një protestë në Tiranë (Arkiv)

Administrata e re amerikane, në bashkëpunim me BE-në, duhet të kërkojë liderë të rinj, të cilët do të çojnë drejt ndryshimeve të domosdoshme politike dhe prosperitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet në analizën rreth ndikimit të zgjedhjeve amerikane në regjion të Institutit ndërkombëtar për studime të lindjes së afërt dhe Ballkanit (IFIMES).

Në analizë thuhet se ndryshimet në Ballkanin Perëndimor kanë filluar në Maqedoninë Veriore në vitin 2017. Suksesi i kryeministrit maqedon Zoran Zaev dhe qeverisë së tij janë dëshmi se ndryshimet janë të mundshme. Kjo është dëshmuar edhe me marrëveshjen e paradokohshme të Uashingtonit ndërmjet Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, të cilën e kanë nënshkruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti. Çështje qendrore në regjion është përfundimi i dialogut politik ndërmjet Beogradit zyrtar dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së me nënshkrimin e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme. Vlerësohet se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka luajtur rol të rëndësishëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në regjion.

Impuls i fuqishëm i ndryshimeve në Ballkanin Perëndimir, siç thuhet, paraqet edhe rënia e regjimit 31-vjeçar të Milo Gjukanoviqi në Mal të Zi. Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Bosnjë-Hercegovinë, të cilat janë mbajtur më 15 nëntor të vitit 2020, tregojnë se ndryshimet janë të mundshme. 

Gjendja në Shqipëri vlerësohet si shqetësuese, poër shkak të polariuzimit të thellë politik dhe gjendet buzë luftës qytetare dhe vetëm duke iu falënderuar përvojës politike dhe mençurisë së kryetarit të Shqipërisë Ilir Meta është pënguar përkatësisht shmangur lufta qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat