Lulzim Basha anti-UÇK? Zbulohen emrat që filluan sulmet ndaj tij, ky këshilltar i Thaçit qëndron pas!

Politika

Lulzim Basha anti-UÇK? Zbulohen emrat që filluan sulmet ndaj tij, ky këshilltar i Thaçit qëndron pas!

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:00
Lulzim Basha

Një fushatë e paparë ka filluar në Kosovë e Shqipëri kundër Lulzim Bashës, ku po e akuzojnë se ai ishte pjesëtar i UNMIK-ut ku ka mbledhur fakte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E për këto sulme, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, kjo fushatë kundër Bashës është nga Edi Rama dhe Baton Haxhiu.

“Sulmet dhe etiketimet ndaj Lulzim Bashës janë të koordinuara nga kryeministri Edi Rama, arkiteki i minishengenit me Baton Haxhiun. Fatkeqësisht këtë valle të Ramës po e luajnë edhe disa media dhe qarqe nga Kosova, kur dihet se ish-koordinatori i UDB-së serbe, Baton Haxhiu është këshilltar përveç i Ramës edhe i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Është e qartë se kush në Kosovë po e përkrah kampanjën kundër Bashës, duke e shfaqur si anti UÇK dhe si hetues i Hagës”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari thotë se vet personalisht sa ishte pjesë e ZKZ G2  edhe pas luftës ka pasur të dhëna se Lulzim Basha, por edhe vajza e Sali Berishës kanë punuar në UNMIK, por kanë qenë përkthyes dhe jo hetues të Tribunalit.

“Edi Rama është ka frikësohet se po e humb pushtetin me të gjitha ato dështimet e tij, prandaj po bëhen këto sulme dhe etiketime kundër Lulzim Bashës. Deri aty shkon puna që njerëz me të meta mentale që po flasin e pinë duhan me të vdekurit e etiketojnë Lulzim Bashën. Kjo tregon se Edi Ramës por edhe Hashim Thaçit iu ka humb rruga në oborr të shtëpisë, pasi Baton Haxhiu dihet kujt i ka shërbye dhe i shërben edhe sot”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat