Mulliqi: Për tejkalimin e krizës duhet të mobilizohen i tërë spektri politikë

Politika

Mulliqi: Për tejkalimin e krizës duhet të mobilizohen i tërë spektri politikë

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Skënder Mulliqi

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi për “Bota sot” është shprehur se Kosova është duke përjetuar krizën më të rënde të pasluftës, dhe  këtë e kanë ndërlikuar më shumë krizat permanente politike dhe institucionale.

“Kosova si vend i vogël, me ekonomi te lënë mbrapa, me nivel te lartë të atyre që po kërkojnë punë, me kategori sociale që mezi po e përthekojnë muajin, dhe e mbërthyer keq nga pandemia globale, është duke përjetuar krizën më të rënde të pasluftës. Jo vetëm krizat e lartë përmendura, por edhe krizat permanente politike dhe institucionale e kanë ndërlikuar situatën edhe më shumë në vend”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sipas Mulliqit, për tejkalimin e krizës duhet të mobilizohen i tërë spektri politikë.

“Në vend duhet që i gjithë spektri politik të mobilizohet që kriza më COVID 19 të tejkalohet, këta sikur po i përçahen edhe më shumë për poste dhe pushtet. Kjo është marrëzi e llojit të vet, dhe është absurde për një shtet demokratik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu,  Mulliqi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët, sipas tij nuk po i lënë anash inatet personale për të mirë të qytetarëve. 

“Kemi një kuvend ku  shumica e deputeteve  nuk e kan vendin aty. Kuvendarët janë për të pru ligje, për të mbikëqyrë situatën  dhe për të pru vendime në të mirë të qytetarëve, e jo që të marrin paga edhe ato shumë të majme, shume  jo meritore. Nuk po lihen inatet anash  për të votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, kur qytetarët po ballafaqohen më jetë a vdekje nga virusi”, theksuar ai për “Bota sot”.

Më tej, Mulliqi vlerëson se pasi Osmani ka rezultuar me Covid19, më vend është ndërlikuar edhe më shumë situata politike.

“Sigurisht së më sëmundjen e krye parlamentares dhe ushtrueses të detyrës së presidentit të vendit, Vjollca Osmani me pandemi, ka bërë që situata politike të ndërlikohet  më shumë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Në fund,  Mulliqi shprehet se politikanët duhet ta lënë anash luftën për pushtet, dhe ka treguar se çfarë duhet të bëjnë në këtë situatë që është krijuar në vend.

“Është e pa kuptueshme për një shtet normal, së si në një situatë të tillë shumë eskaluese dhe të rrezikshme për shëndetin e popullatës, nuk gjendet një gjuhë e përbashkët e mobilizimit që sado pak të ndihmohen kategoritë e rrezikuara. Numri i të infektuarave dita ditës po shtohet, dhe kjo paraqet rrezik të madh të daljes të situatës nga kontrolli në vend. Duhet lënë  anash luftën për pushtet, në këtë rast, edhe  për postin e  presidentit të vendit, së ende ka kohë që të bisedohet kjo punë. Kur është fjala këtu, Kosovës i duhet një president konsensual, nëse edhe nuk është  njeri i politikës. Krahas menaxhimit të situatës  nga virusi, si e vetmja alternativë e daljes nga krizat e shumta, janë përgatitjet për zgjedhje të reja, në kohë sigurisht më të volitshme”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat