Rrahja në Kuvend, kush është fajtor, LDK apo VV?

Politika

Rrahja në Kuvend, kush është fajtor, LDK apo VV?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 nëntor 2020 Në ora: 19:28
Rrahja mes deputetëve të LDK-së dhe VV-së në seancë

Nuk është as hera e parë, dhe sigurisht as e fundit, të përleshjeve fizike të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet me demokracinë të avancuar, ka herë pas herë ndonjë përleshje, kështu që nuk është risi një gjë e tillë.

Megjithatë, edhe këtu ekziston një dallim substancial; derisa në parlamentet e ndryshme ndodh ndonjë përleshje, ajo ndodh për mospajtime të temave, ideve, ndërsa tek ne për inate personale.

Në Kuvendin e Kosovës deputet e shohin njëri tjetrin si armik, jo si rival, e kjo është në përgjithësi në skenën tonë politike. Përleshja e sotme mes deputetëve të VV dhe LDK, shpjegon më së miri hasmërinë mes këtyre dy partive, që nga prishja e koalicionit, respektivisht rrëzimin e qeverisë Kurti.

Papjekuria që i karakterizon deputetët e Kuvendit të Kosovës përligj në mënyrë të katërçipërisht mjerimin në të cilin ndodhet populli i Kosovës.

Këta deputetë në vend që të shqetësohen që akoma nuk është miratuar Pako e rimëkëmbjes ekonomike, derisa shtet tjera po zbatojnë Pakon e tretë, zihen për gjëra krejtësisht banale, e të cilat nuk janë në interes fare të qytetarëve të vendit tonë. Kjo është edhe një dëshmi, që edhe qytetarët të hapin sytë, që mos të votojnë njerëz që nuk meritojnë, apo që Kuvendin e shohin si mjet për tu pasuruar, dhe ndonjëherë për të bëre boks.

Në këtë mjerim që ka kapluar vendin, me qytetarët që janë në buzë të greminës, me bizneset që janë buzë falimentimit, deputet që marrin paga të majme, dhe paguhen ekstra për çdo seancë, pa fije turpi behën lajm për rrahje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat