Ramush Haradinaj në “dorën” e PDK-së, ja çfarë po përpiqet të bëjë kreu i AAK-së

Politika

Ramush Haradinaj në “dorën” e PDK-së, ja çfarë po përpiqet të bëjë kreu i AAK-së

Nga: G.B Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 15:54
Ramush Haradinaj

E shpalli kandidaturën kohë më parë për president të vendit.

Dhe Ramush Haradinaj vazhdon të ketë ambicie për këtë post.

Madje, partia e tij ka deklaruar se do të dalë nga koalicioni qeverisës, nëse nuk e merr atë post.

Image
Fadil Lepaja

Lidhur me këtë, publicisti Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Haradinaj po përpiqet që të mbledhë vijën e luftës në politikën e Kosovës, pas shkuarjes në Hagë të ish presidentit.

"Nuk do ta komentoja këtë si personale. Mendoj se z. Haradinaj po përpiqet që përmes postit të presidentit të mbledhë rreth vetes të ashtuquajturën vijën e luftës në politikën kosovare, për të mbrojtur strukturën e pasluftës të mbetur pa kokë, pas shkuarjes në Hagë të presidentit dhe kryetarit të PDK-së", është shprehur ai.

Se a do ta arrijë këtë, Lepaja thotë se varet nga PDK dhe nga LDK, andaj gjasat sipas tij nuk janë të mëdha.

"A do të arrijë, varet nga PDK e cila edhe ashtu ka shprehur tendencë të "modernizohet", kështu që nuk është e sigurt se do të përkrahë mobilizimin e ish vijës së luftës. Shto kësaj se as LDK nuk do të donte të identifikohej, gjasat që kjo të ndodhë nuk janë të mëdha", ka deklaruar Fadil Lepaja për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat