Vendimi i qëlluar i Vjosa Osmanit

Politika

Vendimi i qëlluar i Vjosa Osmanit

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:19
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosoëvs, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

Sipas komunikatës së ZPRK-së, vendimi është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

Analisti politik, Leon Duhanaj, ka kometuar këtë vendim të Vjosa Osmanit.

Ai për “Bota sot” ka thënë se, ky vendim është i qëlluar sepse nuk ka e as nuk duhet të ketë hapësirë njerëz të punojnë edhe për Serbi edhe të bartin pozita të rëndësishme në Kosovë.

“Zyrtari Nenad Rukallo, nuk është hera e parë që bëhet temë debati në Kosovë. Për fat të keq, neve po na sillen si kleçka nëpër këmbë, si përfaqësues të interesave të Serbisë në Kosovë dhe, si sabotues të shtetësisë së Kosovës. Për mendimin tim, ky vendim është i qëlluar. Nuk ka, as nuk duhet të ketë hapësirë, ose të tolerohet që njerëz të punojnë edhe për Serbi edhe të bartin pozita të rëndësishme në Kosovë”, deklaron Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Mirëpo ai shprehet se, në institucione duhet të integrohen serbët të cilët njohin dhe japin kontribut në shtetin e Kosovës.

“Kosova duhet sa me parë të merr nisma rreth mundësisë së integrimit në institucione të serbëve të cilët njohin dhe janë të gatshëm për të dhënë kontribut në shtetin e Kosovës”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat