“Ky është njeriu i vëllezërve Kelmendi që akuzoi LDK-në për vrasjen e Zemajt”, Haziri e zbulon se kush përpiloi lista për eliminimin e Rugovës

Politika

“Ky është njeriu i vëllezërve Kelmendi që akuzoi LDK-në për vrasjen e Zemajt”, Haziri e zbulon se kush përpiloi lista për eliminimin e Rugovës

Nga: N. H Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:21
Kolonel Tahir Zemaj dhe presidenti Ibrahim Rugova

Florim Ejupi që aktualisht ndodhet në Gjermani dhe nuk është në kërkim apo ilegalitet, ka dhënë disa deklarata “tronditëse” që ngritën shumë reagime në vend.

Një prej tyre ishte, ku tha se e vrasësi i Tahir Zemajt ndodhët brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij. Nuk po them njerëzit shumë afër tij, por larg nuk shkon. E kam fjalën për njerëzit e partisë së vet”, tha ditë më parë Ejupi.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, shprehet se deklaratat e Florim Ejupit se kinse LDK qëndron prapa vrasjes së LDK-së nuk janë të habitshme.

Sipas Haziri, Florim Ejupi është njeri i afërt i vëllezërve Ibrahim dhe Qërim Kelmendit, që me deklarata konfuze, i shpërqendruar, kontrovers dhe i frikësuar, po tentonte t’i ikte të së vërtetesë.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarimi i Florim Ejupit ‘se nga LDK është vrare Tahir Zemaj’, nuk është diçka që më habitë dhe që ka një besueshmëri edhe në opinion, kur dihet se ai është njeri i afërt i vëllezërve Ibrahim dhe Qërim Kelmendit, ky i fundit i vrarë në rrethana misterioze muaj më parë. Ai është një kriminel ordiner që “lirinë” e tij e ka fituar pasi ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë ndërkombëtare dhe është i intervistuar nga Gjykata Speciale, pamarrë parasysh se ai në një paraqitje televizive dhe me deklarata konfuze, i shpërqendruar, kontraverz dhe i frikësuar, tentonte t’i ikte të së vërtetesë dhe ta manipulonte opinionin në stilin e mentorit të tij Ibrahim Kelmendit, siç ishte rasti me deklaratën e tij gjoja se vrasësit e Tahir Zemës janë nga LDK-ja”, ka thënë Haziri.

Analisti shpreson se Specialja do të zbardhë edhe përfundimisht të gjitha vrasjet politike qw kanw ndodhur para dhe pasluftës në Kosovë.

“Andaj nuk mund të presësh asgjë të vërtetë nga një kriminel ordiner si Florim Ejupi, sidomos jo në paraqitjet publike, pasi dëshmitë e tij ai i ka dhënë atje ku duhet dhe në bazë të atyre dëshmive dhënë Gjykatës Speciale unë pres që vrasja e Tahir Zemajt, por edhe vrasjet e tjera politike të zbardhen përfundimisht nga kjo gjykatë”, shprehet ai.

Në fund, Haziri shprehet se nuk pret që tipat si Ejupi të deklarohen për krimet e bëra, pasi sipas tij, frika nga eliminimi nga ‘shefat’ është shumë e madhe.

Ai përmend edhe rastin me vrasjen e Qerim Kelmendit, ku sipas Hazirit, ky i fundit para se të vritej deklaronte hapur se UÇK-ja kishte një listë për eliminimin e personaliteteve të larta të LDK-së, duke përfshirë edhe presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Andaj, unë nuk pres që tipat si Florim Ejupi të dalin publikisht të dëshmojnë e të deklarojnë se kanë vrarë këtë apo atë personalitet, se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal dhe kanë marrë urdhra nga persona për vrasjen e personaliteteve politike për llogari të një partie politike apo të një grupi të caktuar, pasi frika e eliminimit nga shefat e tyre dhe nga njerëzit e afërt të të akuzuarve nga Gjykata Speciale është shumë e madhe, siç është rasti edhe me vrasjen e Qerim Kelmendit i cili para se të vritej deklaronte hapur se UÇK-ja kishte një listë për eliminimin e personaliteteve të larta të LDK-së, duke përfshirë edhe vet Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën”, tha krejt në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat