Joe Biden do t`ia shuaj shpresat Serbisë dhe Rusisë

Politika

Joe Biden do t`ia shuaj shpresat Serbisë dhe Rusisë

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Joe Biden

Njohësi i çështjeve politike, Skender Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë udhëheqjes së Presidentit Donald Trumpit dhe çfarë pritet nga fitorja e Joe Biden-it .

Gjithashtu, ai e ka përmendur edhe marrëveshjen e nënshkruar në SHBA në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Administrata e presidentit Trump në krye me  Bolton sa ishte në pozitë dhe Grenellin anuan politikën serbe në rajon, duke e  faktorizuar atë. Po mos të ishte Gjermania e Merkelit, ndoshta sot do të kishim edhe ndarjen e Kosovës mbi bazat etnike. Grenell diplomacia e ka dobësuar shumë Kosovën  në arenën ndërkombëtare, si dhe në planin e brendshëm në piken e pandemisë globale, duke  ndikuar në rrëzimin e Qeverisë të mirë Kurti. Kosova nuk pati njohje të reja, së ata që ishin në krye të shtetit më shumë u interesuan për fatin e tyre personal, së sa për fatin e Kosovës, në bisedimet maratonike më Serbinë e pa reformuar. Madje, gjatë mandatit katër vjeçar të Trumpit, Serbia më lobimin e saj, bëri 17 çnjohje. Asnjë vërejtje gjatë kësaj kohe nuk mori Serbia dhe as Vuqiqi, as nga Amerika dhe as nga shtetet e BE-së. Edhe Marrëveshja e  Uashingtonit më shumë e fuqizojë shtetin e Serbisë në rajon, në vend që edhe për shumë vite ky shtet të barte hipotekën e shtetit gjenocidial. Kjo marrëveshje jo që është shumë e keqe për Kosovën, por shumë më favorizuese  është për Serbinë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Mulliqi shprehet se çfarë ka kaluar Kosova që nga paslufta, si dhe zhvillimi i bisedimeve me Serbinë.

 “Saga  e administratës Trump përfundojë, me fitoren e demokratit, Joe Biden  në zgjedhjet për president të ardhshëm të Amerikës. Kjo fitore mendojë unë ishte fitorja më e madhe për shqiptarët pas fitores të vitit 1999 mbi Serbinë. Shumë gjatë strukturat tona politike në pushtet nuk punuan mirë në shtetndërtim dhe mirëqenën, sikur nuk punuan mirë as në planin e jashtëm, duke e lënë fazën e tranzicionit në gjysmë, ose edhe të degraduar, që është shumë absurde dhe e pafalshme. Krimi dhe korrupsioni janë fenomenet që janë duke e ngulfatur Kosovën. E kanë mbërthyer vendin në skam dhe mjerim social, e i kemi pasur të gjitha para kushtet, që punët ti kishim shumë më mirë. Bisedimet më Serbinë shkuan sipas agjendës të Vuqiqit, thua së ne ishim agresori në luftë, e jo viktima! Pastaj, kurrë drejtuesit tanë të shtetit nuk e paditën Serbinë për gjenocid, sikur që kurrë nuk i kërkuan dëmet e luftës. Shumë pak bënë për të pagjeturit  në varrezat masive të Serbisë. Të gjitha këto lëshime, së bashku më nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të dëmshme , Kosovës ju kthyen si bumerang”, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova me Biden do të kthehet në agjendën e politikës amerikane, duke ia shuar shpresat Serbisë dhe Rusisë për qasje të politikave të tyre ekspansioniste në Ballkanin Perëndimor.

“Administrata e re e presidentit, Biden veç pa e marrë ende pushtetin ka dhënë disa paralajmërime të mira për Kosovën. Ka dhënë paralajmërime së Gjykata Speciale duhet ti kapë  kriminelet e shumtë serbë, të cilët ende janë në liri. Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë. Këto janë gjera shumë pozitive, dhe më të drejtë bazohej edhe gëzim i shqiptarëve më fitoren e Bidenit, i cili ishte angazhuar për lirinë dhe pavarësinë  tonë. Kosova  me Biden do të kthehet në agjendën e politikës amerikane, duke ia shuar shpresat Serbisë dhe Rusisë për qasje të politikave të tyre ekspansioniste në Ballkanin Perëndimor. Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, është gjetur  një tjetër varrezë,  ku dyshohet se i përketë viktimave shqiptare , si dhe 16 varreza tjera të cilat i ka përmendur  Nenad Qanak. Është koha e fundit që Serbisë ti behët më shumë trysni  për të pagjeturit, duke e vu kusht edhe këtë temë në bisedimet më këtë shtet. Anëtarësimi i Serbisë në BE duket te  kushtëzohet më sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat