“Të pagjeturit nuk duhet të bëhen objekt i luftës politike”

Politika

“Të pagjeturit nuk duhet të bëhen objekt i luftës politike”

Nga: M.H Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Çështja e të pagjeturëve mbetët ende njëra ndër temat më aktuale në vend, edhe pas debatit të fundit të patën deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Së fundmi ai i cili ka përmendur këtë temë ëshëtëKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa konsideron se është gabim inicimi i peticionit për shkarkimin e zvëvëndëskryeministrit Driton Selmanaj, teksa u bën thirrje për kujdes deputetëve dhe qeveritarëve që flasin për tema të ndjeshme si ajo e personave të pagjetur.

Kreu i LDK-së, nuk lë anash deputeten e VV-së, ai thotë se njerëzve që kanë përjetuar tmerre “nëse nuk mund ti ndihmojmë t’ua zbusim dhembjet, atëherë domosdoshmërisht duhet ti respektojmë dhe t’i përkrahim”.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që këto zënka shkojnë në favor të partive politike por që nuk duhet të pagjeturit të bëhen objekt i luftës politike dhe interesit politiës.

“Këto janë zënka politike të cilat shkojnë në favor të partive, të pagjeturit nuk duhet të bëhen objekt i luftës politike dhe interesit politik sepse i dëmton familjarët dhe ndjenjat e tyre me u marrë me marketing politik. Pra, nuk duhet të ketë marketing me të pagjeturit, familjarëve duhet të iu ndihmohet për t’i gjetur më të dashurit e tyre, e jo me u shêndrru në arenë betejash politke”, u shpreh Burjani.

Në fund, Burjnai thotë që VV ka për synim rrëzimin e qeverisë si shenjë hakmarrje por që nga këto debate dhe synime janë qytetarët nuk kanë asnjë fitim.

“Dihet, VV ka për synim rrëzimin, ajo u rrëzua vet tash dëshiron ta rrëzoj edhe këtë qeveri në formë hakmarrje kjo as nuk komentohet me luftë për pushtet dhe inate, që qytetarët nuk kanë asnjë fitim prej këtyre gjërave”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat