Josep Borrell nuk i mbanë premtimet ndaj Kosovës

Politika

Josep Borrell nuk i mbanë premtimet ndaj Kosovës

Nga: A.Z Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ishte diskutuar shkëmbimi territorial, por nuk ka përmendur emra se kush ishte në dialog.

E lidhur me këtë ka pasur edhe reagime të shumta, në një prononcim për “Bota sot”, analisti Mustafë Kadriaj ka thënë se Borrell po i ikë përgjegjësisë së vetë ndaj premtimit që i ka bërë Kosovës për liberalizim. Sipas tij, ai në këtë rast ka treguar jo profesionalizëm, për faktin që ai e ka ngritur si temë por nuk ka dhënë emra, njëherit duke bërë edhe nxitje të konfliktit politikë në Kosovë.

“Z. Borrel ka treguar jo profesionalizëm, njëherit ka bërë nxitje të konlfiktit politikë në Kosovë për faktin që ka ngritur si temë por nuk ka dhënë emra. Por, edhe nëse ka dhënë emra mund të ngritët tema e shkëmbimit të territoreve sepse nuk jemi të parët dhe as të fundit e aq më shumë një shtet siç jemi ne, që jemi të ndikuar nga jashtë. Pra, tema e shkëmbimit të territoreve nuk është fundi i botës, por si duket BE po i ikë përgjegjësisë së vetë ndaj premtimeve që i ka bërë Kosovës për liberalizim dhe ngrit tema kot”, tha ai

Më tutje ka theksuar se për 10 vite nuk kanë lëvizur asnjë agjendë, madje edhe marrëveshjet janë vetëm të nënshkruara në letër, meqë rast BE-ja me sjelljet e tyre janë duke e humbur besimin tek lidershipi në Kosovë në të njëjtë kohë edhe tek qytetarët e Kosovë.

“Nëse do të kishin disponim ashtu siç deklarojnë përfaqësuesit e BE-së, do reflektonin në raport me liberalizimin, njëherit edhe me shty agjendën e dialogut, por për 10 vite nuk kanë lëvizur asnjë agjendë edhe ato marrëveshje janë vetëm në letër dhe krejt në fund me një ftesë nga shtëpia e bardh, u preken të gjitha temat çka janë biseduar për dhjetë vite me ndërmjetësimin e BE-së. Si përfundim BE me sjelljet e veta është duke humbur besimin tek lidershipi në Kosovë njëherit edhe tek qytetarë e Kosovës me sjelljet e tyre aspak dinjitoze”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat