Veprimet e rrezikshme për Kosovën

Politika

Veprimet e rrezikshme për Kosovën

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Analisti politik Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike në Kosovë ku sipas tij janë shqetësuese momentet nëpër të cilat po kalon vendi.

“Janë shqetësuese momentet nëpër të cilat po kalon Kosova. Na ndodhën shumë të këqija gjatë këtyre 21 viteve të pas luftës. Njëra ndër të këqijat e mëdha është mosmarrja e përgjegjësisë edhe për temat e interesit shtetëror e nacional. Kjo ka bërë që totalisht të humb besimi në njerëzit e politikës. Njerëzit nuk ju besojnë më diktaturave dhe diktatorëve”, thotë Mulliqi.

Ai kritikon këtë klasë politike duke thënë ka mungesë të ndershmërisë dhe se ka prodhuar gjendje të rëndë politike dhe të rrjedhave ekonomike.

“Mungesa e ndershmërisë të kësaj kaste politike, ka prodhuar gjendje të rëndë politike dhe të rrjedhave ekonomike. Në vend që të kthehet besimi i ndërsjellë, ndasitë gjithnjë e më shumë po thellohen. Sikur jemi pajtuar më fatin tonë të keq. Para nesh po dëmtohet shteti i sapo lindur, dhe ne kemi mbetur duke bërë sehir! Sikur para syve tanë po gjendet një mjegull e madhe e nuk po e heqim. Të gjitha qëndrimet e biznes-elitës politike, sidomos këtyre viteve të fundit, janë bërë të rrezikshme për shtet.”, shprehet Mulliqi.

Më tej ka shtuar se, dekonstrukcionet politike e kanë lodhur këtë vend, bashkë më mjerimin ekonomik dhe social .

“Dhe, është krejt legjitime që qytetarët me çudi janë duke e parë një numër të madh prej tyre, se si po grabisin shtetin, duke dërguar madje edhe jashtë pasurinë shoqërore. Çfarë ironie është kjo, e po na rrëfejnë patriotizma! Dekonstrukcionet politike e kanë lodhur këtë vend, bashkë më mjerimin ekonomik dhe social. Bota është mbushur me kontradikta, por që dikush me parulla patriotike është duke i mbushur xhepat në Kosovë, është shumë e vërtetë”, përfundon Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat