Shkëmbimi i territoreve varet nga SHBA - juristi ‘zbulon’ veprimet që mund ta shkatërrojnë Kosovën

Politika

Shkëmbimi i territoreve varet nga SHBA - juristi ‘zbulon’ veprimet që mund ta shkatërrojnë Kosovën

Nga: A.Morina Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:01
Foto Ilustrim

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, gjatë një interviste ka deklaruar  se para disa muajve ishte temë propozimi për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Para disa muajve ishte propozimi për shkëmbim territori. Por nuk është më opsion”, tha Borrell.

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, për gazetën “Bota sot” tha se zgjedhja e dialogut dhe shkëmbimi territorial në mes Kosovës dhe Serbisë varet më shumë nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zgjidhja e kësaj çështje varet shumë nga qëndrimi i SHBA-ve. Nëse administrata e re qëndron në atë, mund edhe të bëhet një vijëzim i ri kufirit. Dhe, në këtë rrugë, Kosova duhet të ketë kujdeset në mënyrë që mos të vihet në pozitë shkatërrimtare si shtet”, theksoi Kelmendi.

Pavarësisht kësaj, ai tha se Kosova duhet të mbaj qëndrim dhe ta mbështes dialogun në njohje të shtetit të vendit, por kurrsesi ta pranoj ndarjen e Kosovës.

“Por, natyrisht se kërkohet qëndrim. Kosova duhet të mbështet dialogun në të shtetit të Kosovës dhe anasjelltas. Kurrsesi nuk duhet pranuar ndarjen. Dhe, në këtë anë, Borrell dhe Lajçak mund të kërkojnë  shtet të pakicës serbe në Kosovë”, deklaroi Kelmendi.

Profesori përmendi edhe thënien "Kosova duhet të jap diçka për të fituar diçka”, që sipas tij, kjo është e drejtuar në formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ai theksoi edhe veprimet që mund ta shkatërrojnë Kosovën.

“Thënia: "Kosova duhet të jap diçka për të fituar diçka"; është e drejtuar në formimin e shtetit serb. Këtë nuk duhet në asnjë raste ta pranojmë. Asociacioni serb me kompetenca ekzekutive, politike dhe juridike, sikundër është sistemi gjyqësor, ai administrativ, i arsimit, i shëndetësisë, etj, shkatërrojnë Republikën”, nënvizoi Kelmendi.

Në fund, Kelmendi tha se Republika e Kosovës është unitare dhe atë duhet ruajtur, nuk duhet të lozet me shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat