Cila mund të jetë zgjedhja për postin e presidentit nëse jo zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Politika

Cila mund të jetë zgjedhja për postin e presidentit nëse jo zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Nga: M.H Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Posti i presidentit mbetët njëra ndër çështjet më të diskutuara në vendin tonë. Kjo temë, po del të jetë shkaktar i mosmarrëveshjeve brenda koalicionit aktual në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë mes, po përfshihet edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila po përflitet për një mundësi të hyrjes në koalicion me LDK-në.

Mirëpo emrat për këtë post ende nuk janë bërë publike nga të gjitha partitë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar për këtë temë.

Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinaj shton se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura për president të vendit. Sipas të parit të LDK-së duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nëse partitë duan të mos shkojnë në zgjedhje atëherë ekziston mundësia me ligj që të votohet presidenti nga deputetet në Kuvendin e Kosovës. Sipas Kelmendit këtë të drejtë e ka çdo parti të bëjë. Nuk ka fare rëndësi se cila parti është e para, e dyta.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në kuadër të Ligjit ekziston vetëm një mundësi që vendi të mos shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këtë anë është marrëveshja midis subjekteve politike për të siguruar numrin e votave në Kuvend për president. Kushtetuta përcakton tri raunde të zgjedhjes për president. Kjo kërkohet, nëse nuk dëshirohet të shkohet në zgjedhje, të sigurojnë partitë në Kuvendin e Kosovës. Këtë të drejtë e ka çdo parti të bëjë. Nuk ka fare rëndësi se cila parti është e para, e dyta apo e treta”, thotë Kelmendi.

Tutje Kelmendi shprehët që marrëveshjen për president mund të bëjë VV, LDK, PDK, AAK, pra kush i bënë votat e paraqet propozimin për kryetar dhe zgjidhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo sipas njohësi të çështjeve politike është e vetmja zgjidhje nëse nuk duan të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zgjedhja e presidentit nuk varet nga koalicioni qeveritar. Marrëveshjen për president mund të bëj VV, LDK, PDK, AAK etj. Kush i bënë votat e paraqet propozimin për kryetar dhe zgjidhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Natyrisht se për këtë postë ka shprehur interes edhe Isa Mustafa, sikundër Ramush Haradinaj dhe natyrisht edhe PDK e VV kanë pretendime. Këtej do të bëhen diskutimet dhe këtu lypset gjetur kompromisin. Në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat