Liderët e Kosovës duhet të diskutojnë për postin e presidentit

Politika

Liderët e Kosovës duhet të diskutojnë për postin e presidentit

Nga: D.B. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se në javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar për postin e presidentit. Por se a do të mund të gjejnë së bashku partitë politike emrin e përbashkët për postin e presidentit, kjo mbetet të shihet në vazhdim.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” se në këtë rast më së miri është që të takohen liderët në Kuvend të Kosovës e jo nëpër tryeza të improvizuara dhe fshehtas për të gjetur daljen.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, janë disa dalje prej kësaj gjendje ndryshimi i kushtetutës për çështjen e presidentit që të zgjidhet drejtpërdrejt, e dyta marrëveshje konesnsuale për dikë që nuk është pjesë e partive aktuale në kontest dhe konflikt për president ose marrëveshje partiake në mes partive, pra janë disa rrugë përveç zgjedhjeve.

“Pra kërkim shpëtimi përmes zgjedhjeve është tepruar, dhe se zgjedhjet janë të kota në këtë. ky rreth u komprometua shumë dhe askush nuk dëshiron zgjedhje për riciklim. Pra kërkesa për të shkuar në zgjedhje nuk është zgjidhje, por komplikim dhe mbetje prapë edhe problemeve të mëdha siç është rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat