“Jemi afër vrasësve të Tahir Zemajt”! Si u vranë pas kësaj deklarate me kallashnikov dy policët e Kosovës, kush është personi i burgosur për këtë atentat?

Politika

“Jemi afër vrasësve të Tahir Zemajt”! Si u vranë pas kësaj deklarate me kallashnikov dy policët e Kosovës, kush është personi i burgosur për këtë atentat?

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:38
Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj

Ishte 24 nëntori i vitit 2003 kur në pabesi u vranë dy policë të Kosovës.

Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, ishin ndër policët më të dalluar të asaj kohe të cilët po hetonin disa vrasje që akoma mbesin mister në Kosovë.

Ata po hetonin dy vrasje politike, duke qenë kështu edhe shumë afër zbulimit të tyre. Por, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj, dy policët e Policisë së Kosovës, nuk arritën që ta kryenin deri në fund hetimin që kishin nisur.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Isuf Haklaj e Sebehate Tolaj kishin arritur që rrethin e ngushtë të vrasjes së kolonel Tahir Zemajt ta binin vetëm në dy persona, ku edhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e vrasjes së tyre, kështu duke mos arritur të qonin deri në fund zbulimin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt.

Sebahate Tolaj e cila kishte vdekur një ditë pas atentatit, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.

Versioni që Policia ka ofruar është se u vranë derisa ishin duke shkuar në punë me veturë private dhe janë sulmuar me armë zjarri nga persona në ato momente të panjohur duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Shefi i UNMIK-ut aso kohe, Harri Holkeri, kishte deklaruar se mafia po krijon frikë në shoqëri.

“Mafia mbështetet në frikën që krijojnë për të siguruar heshtjen tuaj, ndërsa shoqëritë ku kjo frikë dhe kjo heshtje lejohen të mbizotërojnë, kriminelët asnjëherë nuk mund të munden,” tha Holkeri.

Për këtë krim ishte arrestuar, Bedri Krasniqi. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë ne vrasjen e zyrtarëve policor por edhe në së paku edhe dy sulme të tjera të armatosura në Deçan.

Vrasja ishte bërë me kallashnikov dhe aty kanë qenë dy tre persona së paku dhe rasti u zbulua se në “auben” e veturës se policisë së vrarë ka mbet shenjat e dorës së të dyshuarit Bedri Krasniqi.

Ndonëse, njëri nga atentatorët tashmë është i burgosur me 27 vite burg lidhur me këtë rast, ende nuk dihen se kush ishin urdhërdhënësit dhe organizatorët e vrasjes.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe TMK-së, si dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thekson se, vrasja e tyre është bërë për ta mbuluar zbulimin e vrasjes së kolonelit Tahir Zemajt.

“Një grup ka qenë në gjykim dhe i dënuar për këtë vrasje, mirëpo nuk janë zbuluar kurrë urdhërdhënësit e kësaj vrasje. Vrasja është bërë për shkak se Sebahate Tolaj ka folur në një lokal në Dukagjin se janë afër vrasësve të Tahir Zemës, prandaj i kanë vra”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari tregon se si është zbuluar Bedri Krasniqi dhe si mbeti një polici tjetër i plagosur.

“Për këtë vrasje u dënua Bedri Krasniqi, i cili ka qenë në atë kohë i afërt me Ramush Haradinaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka punu me urdhra edhe të tjerët kujt. Vrasja u bë me kallashnikov dhe aty kanë qenë dy tre persona së paku dhe rasti u zbulua se në “auben” e veturës se policisë së vrarë ka mbet shenjat e dorës së Bedri Krasniqi, pra ishte mbetur “vija papilare”. Aty ka qenë i plagosur edhe një polic tjetër të cilin kanë tentuar ta vrasin edhe në spital mirëpo ka shpëtuar”, tregon ai.

Sipas Miftarit, kjo vrasje nuk është pa gjurmë, nuk është pa arsye sepse dihen motivet, mirëpo nuk dihet kush janë urdhërdhënësit edhe pse një hetuesi e pavarur dhe neutrale nga politika do të zbërthente këtë rast.

“Vrasja është e ndërlidhur me vrasjen e Tahir Zemajt, dhe çka i jep kahje se kjo vrasje është vrasje politike për ta mbuluar rastin e Zemajt dhe personat tjerë që janë vrarë në pritë sipas të gjitha gjasave nga personat e njëjtë që i kanë vra Isufin edhe Sebahaten. Pra 3 grupe me vrasës kanë vepruar dhe kryer vrasje në Kosovë, disa herë janë kombinuar ndërmjet veti për mos mej njohur vendasit gjatë vrasjeve  grupet me vrasës nga Dukagjini, Llapi dhe Drenica”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat