Rreziku nga arratisja e “gjarprit”

Politika

Rreziku nga arratisja e “gjarprit”

Nga: M.H Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim "Bota sot"

Gjykata Speciale javë më parë ka mbajtur seancen e radhës për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ndërsa më pas Specialja ka publikuar parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe aty theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës apo jo më vonë se shtatori.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Mirëpo së fundmi Zyra e Prokurorit të Specializuar, në urdhër-arrestin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, pretendon se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë.

Qasja në fonde dhe intelegjencë që kanë ish-komandantët e UÇK-së lehtësisht mund t’i shmangen drejtësisë, e kjo thuhet në seksionin “rreziku i ikjes”.

Në lidhje me këtë temë, profesori universitar, Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që shqetësimi i prokurorit special ka qenë për publikun që në qeshor të këtij viti.

Image
Enver Bytyçi

Profesori arsyeton shqetësimin e prokurorit sepse sipas tij Thaçi dhe të tjerë kanë punuar shumë për të zhdukur çdo gjurmë e për t’i mbyllur gojën çdo dëshmitari për çeshtjet për të cilat ai akuzohet. Duke vazhduar më tej profesori përmend që pas presidentit Rugova, është ish-presidenti Thaçi, ai i cili ka pasur pushtet më së shumti.

“Shqetësimi i prokurorit special pranë Gjykatës së Kosovës në Hagë është shprehur që në komunikimin e parë për publikun në qershor të këtij viti, kur shpalli akt-akuzën ndaj ish-presidentit Thaçi. Dhe për mendimin tim, shqetësimi i tij është i justifikuar, sepse Thaçi dhe të tjerë kanë punuar shumë për të zhdukur çdo gjurmë e për t’i mbyllur gojën çdo dëshmitari për çeshtjet për të cilat ai akuzohet. Dhe e ka patur mundësinë që ta realizojë këtë lloj diversioni pa u trazuar as nga ndërgjegjja e tij individuale, as nga rrethi i njerëzve që kishte dhe ka mbas vetes. Hashim Thaçi, pas Rugovës ishte njeriu më i fuqishëm dhe më i pushtetshëm në Kosovë. Në kuptimin e dhunës ai ishte më i pushtetshëm edhe se Ibrahim Rugova. Sepse Rugova pushtetin e fuqinë e tij e mbështeti te mendimi, te filozofia e tij, te logjika, arsyeja dhe humanizmi. Ndërkohë që Hashim Thaçi iu kundërvu presidentit historik me mjete dhune, duke nxit më e pakta likuidimin e kundërshtarëve të tij politikë”, u shpreh Bytyçi.

Bytyçi përmend edhe përvjetorin para dy ditëve të Xhmaj Mustafës, akt ky i cili ende nuk është ndëshkuar sepse vrasësit kanë urdhërdhënës me pushtet dhe urdhërdhënësit morën në mbrojtje ekzekutorët, dhe në këto kushte Gjykata Speciale e prokurori i saj e kanë shumë të vështirë të provojnë fajësinë e të akuzuarve

“Para dy dite ishte 20 vjetori i aktit barbar të vrasjes në pragun e shtëpisë së tij të njeriut të ditur të Kosovës, Xhemajl Mustafa. Si në këtë rast edhe në dhjetra raste të tilla, asnjë nuk është ndëshkuar për krimin makabër! Pse? Sepse vrasësit kanë urdhërdhënës me pushtet dhe urdhërdhënësit morën në mbrojtje ekzekutorët. Në kushtet kur vrasësist e dhjetra kundërshtarëve politikë janë të lirë e madje të favorizuar nga pushteti i pakufizuar dhe arrogant i Hashim Thaçit, ata janë përdorur që t’u mbyllin gojën edhe përmes vrasjeve të reja dëshmitarëve. Kjo është logjikë e pastër. Dhe në këto kushte Gjykata Speciale e prokurori i saj e kanë shumë të vështirë të provojnë fajësinë e të akuzuarve. Kur krimet merren në mbrojtje nga politika, kudo e në çdo vend të botës është e vështirë të gjenden autorët e këtyre krimeve”, tha profesori.

Në fund Bytyçi shprehët që nga politikanët e tillë mund të pritet çdo gjë, duke filluar nga ndarja e Kosovës deri tek marrëveshja me Vuçiç e Thaçit dhe Ramës e cila është derivat i kompleksit të fajit dhe korrupsionit që i ka pllakosur këta liderë politikë.

Poashtu profesori përmend përvjetorin e Xhemajl Mustafës, dhe dedikimet që i bënë dhjetëra politikanë të LDK-së, por që asnjëri nuk kërkoi zbardhje të rastit, as kreu i LDK-së, Mustafa e as lidershipi i LDK-së, këtë e quajti profesori turp i LDK-së.

“Politikanë të tillë janë të gatshëm që ta shesin edhe atdheun e tyre, mjafton që t’i mbyllin plagët që u kanë shkaktuar njerëzve të pafajshëm. Kjo edhe ka ndodhur në Kosovë e te politikanë tjerë shqiptarë. Ndarja e Kosovës dhe marrëveshja me Vuçiç e Thaçit dhe Ramës është derivat i kompleksit të fajit dhe korrupsionit që i ka pllakosur këta liderë politikë. Po ashtu Baton Haxhiu ruan privilegjet e tij të pafund në marrëdhëniet e biznesit me Serbinë. Të gjitha shenjat janë të qarta e të kthjellta. Hashim Thaçi e ata që janë fajtorë për krimet në Kosovës, sidomos ndaj shqiptarëve kundërshtarë politikë kanë bërë gjithçka për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë. Tani që ata gjenden në Hagë, për ta punojnë të implikuar të tjerë që ende janë të lirë. Ndaj dhe hetimet e prokurorit special duhet të shtrihen në Kosovë, për të zbuluar personat e angazhuar për të zhdukur gjurmët e krimit. Dhe për në fund më ka bërë përshtypje fakti se para dy dite, me rastin e 20 vjetorit të ekzekutimit të Xhemajl Mustafës, me dhjetra politikanë të LDK-së kanë shkruar përkujtimore, por shumica dërmuese e tyre nuk guxonin të kërkonin zbardhjen e këtij krimi makabër dhe shkuarjen para drejtësisë të vrasësve dhe urdhërdhënësve të vrasjes. Kjo është tragjike. As vetë Isa Mustafa nuk këmbëngul në këtë aspekt. Eshtë turp dhe faqja zezë, që lidershipi i LDK-së nuk këmbënguli asnjëherë për t’i dërguar para drejtësisë ata”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat