Vuletiq: Qytetarët mbështesin ndërhyrjen në Kosovë, ky është fakt tepër alarmant

Politika

Vuletiq: Qytetarët mbështesin ndërhyrjen në Kosovë, ky është fakt tepër alarmant

Nga: B.S. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:36
Zoran Vuletiq

Gjetjet e sondazhit të BCSP-së, sipas të cilit 52 përqind e qytetarëve në Serbi besojnë se në rast të një konflikti, Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, ndërsa 47 përqind do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë personalisht në të, është një shifër shumë alarmante, tha Zoran Vuletiq, kryetar i Frontit demokratik qytetar të Serbisë.

Ai tha se ky është fakt tepër alarmant.

Duke komentuar gjetjet sipas të cilave 72% e njerëzve mendojnë se ndikimi rus është shumë i favorshëm dhe pozitiv për interesat  Serbisë, Vuletiq vlerësoi se ato janë shkatërruese.

- Është shumë e rëndësishme të analizojmë se si kemi arritur këtu. Si është e mundur që në vitin 2020 të kemi të dhëna të tilla, qëndrimin ndaj BE-së dhe këtë pikëpamje të së kaluarës sonë të luftës, nga e cila nuk mund të dalim kurrë. Mund të them lirisht se kultura e harresës dhe relativizimit të luftërave të viteve '90 absolutisht mbizotëron, beson Vuletiq.

Nebojsa Zelenoviq, udhëheqësi i partisë ZZS, së bashku me Vuletiq, në një konferencë për shtyp në Qendrën Mediale, thanë se organizatat e tyre po përgatiten për një fushatë që është e mundur në këto kushte epidemiologjike.

"Serbia duhet të jetë një pjesë e botës perëndimore, sepse njerëzit jetojnë atje më së miri, për shkak të lirive të garantuara, arsimit më të mirë dhe kujdesit shoqëror dhe shëndetësor, të cilat janë në nivelin më të lartë atje," tha Zelenoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat