Profesori amerikan paralajmëron ndryshime dramatike nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja

Politika

Profesori amerikan paralajmëron ndryshime dramatike nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 26 nëntor 2020 Në ora: 16:10
Daniel Serwer

Taulant Hodaj, avokat i licensuar i Gjykatës Speciale, ka thënë se procesi gjyqësor në Hagë ku po gjykohen ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mudn të zgjasë deri në 10 vjet.

Ai ka thënë se mesatarja e procesit gjyqësor ndaj tyre mund të marrë kohë deri në 10 vjet, ndërsa mesatarja e proceseve të këtij niveli është 5 vjet.

“Nëse marrim parasysh Tribunalet e kaluara, mesatarja e gjykimit do të jetë 5 vjet, derisa për ish-liderët e UÇK-së Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit gjykimi mund të zgjas deri në 10 vjet, pasi që është rast shumë i rëndë”, ka thënë Hodaj.

Në lidhje me procedurat gjyqësore dhe aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nuk ka pranuar të komentojë eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk dëshiron t’i komentojë ato derisa janë në zhvillim e sipër.

“Nuk jam i interesuar në zërat në lidhje me procedurat gjyqësore dhe unë përpiqem të mos i komentoj ato derisa janë në vazhdim e sipër”, është shprehur Serwer.

Por, ai ka treguar se si do të ndikojë kjo në proceset e brendshme politike në Kosovë. Eksperti amerikan ka thënë se Kosova duhet të forcojë koalicionin qeverisës, ose të shkojë në zgjedhje të reja nacionale.

“Kosova ka nevojë për një president të ri dhe një qeveri me një shumicë më të fortë në Kuvend. Kjo mund të ndodhë duke forcuar rrymën e koalicionit ose të shkohet në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Serwer.

Profesori, derisa ka theksuar se nuk e di cili opsion do të ndërmerret, ka paralajmëruar se shkuarja në zgjedhje, mund t’i ndryshojë gjërat në mënyrë dramatike.

“E para kërkon më pak kohë. Kjo e fundit mund t'i ndryshojë gjërat në mënyrë dramatike. Unë nuk e di se cili kurs i veprimit do të ndërmerret”, ka shtuar për “Bota sot” Daniel Serwer./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat