PSD për arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së: Po të ishte drejtësia në agjendën e Gjykatës, ajo do të gjykonte gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Politika

PSD për arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së: Po të ishte drejtësia në agjendën e Gjykatës, ajo do të gjykonte gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Nga: M.H Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Gjykata Speciale

Arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, mbetët një ndër temat më të përfolura kohëve të fundit.

Gjykata Speciale javë më parë ka mbajtur seancen e radhës për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ndërsa më pas Specialja ka publikuar parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe aty theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës apo jo më vonë se shtatori.

“Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një intervist për “Bota sot”, komentoi arrestimet e Speciales ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, e cila u shpreh që kjo gjykatë ka për synim dënimin e luftës çlirimtare të UÇK-së duke thënë që nuk ka në agjendën e Speciales drejtësi sepse nëse do të kishte atëherë do të gjykonte gjenocidin e Serbisë.

“Gjykata Speciale është gjykatë etnike që për synim ka dënimin e luftës çlirimtare të UÇK-së. Pra, dënimin e luftës me disa supozime absurde për krime e jo sjelljen e drejtësisë për viktimat e rëna në Kosovë. Po të ishte drejtësia në agjendën e Gjykatës, ajo do të gjykonte gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ne besojmë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, barazi dhe drejtësi e nuk mund të reduktohet asnjëherë në konflikt etnik e sektar në mes të shqiptarëve e serbëve siç po mundohet ta portretizoj kjo Gjykatë. Drejtësia mund të vjen vetëm për një sistem gjyqësor të pavarur brenda Kosovës e asnjëherë nga një trup gjykues i jashtëm”, u shpreh Kuçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat