Nuk përkrahet kërkesa e Teuta Haxhiut: Do të keqpërdoret sikurse UÇK-ja!

Politika

Nuk përkrahet kërkesa e Teuta Haxhiut: Do të keqpërdoret sikurse UÇK-ja!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 27 nëntor 2020 Në ora: 09:01
Ilustrim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka marr iniciativë për futjen në Ligjin për statusin e të drejtave e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe të plagosurit e demonstratave.

Sipas saj, kjo ka të bëjë me zgjidhjen e statusin të këtyre të plagosurve që nuk janë të përfshirë në asnjë vend.

“Ne po propozojmë që të shtohet dhe të plagosurit invalid dhe jam e pajtimit për të bërë zgjidhje, dhe jam e hapur dhe qëllimi im që të bëjmë zgjidhje për statusin e këtyre të plagosurve që nuk janë të përfshirë në asnjë vend dhe mendoj që një nuk i madh i ministrave nuk e kanë lexuar dhe nuk e dinë për çka bëhet fjalë”, ka thënë ajo në komision.

Këtë e kanë kundërshtuar anëtarë të Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, pasi kjo shihet si veprim elektoral dhe është krahasuar më rastin e veteranëve.

Po ashtu, edhe ekspertët shprehen skeptik lidhur më këtë kërkesë të Haxhiut. Ata vlerësojnë se mund të ndodh njëjtë sikurse me listat e veteranëve të luftës, dhe do t`i kushtonte shumë buxhetit të Kosovës.

Burjani: Kjo është kërkesë politike

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka është se kjo kërkesë është politike.

Image
Blerim Burjani

“Po është politike. Kësi kërkesa do të ketë prej qarqeve të shumta të një krahu politik. Ideja është të ketë sa më shumë statuse të rregulluara dhe përfitime, veteranët e luftës janë pjesë e skemës sociale të gjitha, janë në rregull”, ka potencuar ai .

Më tej, Burjani cekë se në ligj është e qartë se aty hyjnë vetëm ata që kanë marrë pjesë në luftë.

“Tash edhe pjesëmarrja civile të barazohet me veteran, për ashtu skema sociale do të rritet më qindra mijëra, ligji që përmendni ju është i qartë aty hyjnë veteranët e luftës, të plagosurit të gjithë që kanë marrë pjesë në luftë”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Krasniqi: Ta njohim kontributin e secilit

Image
Islam Krasniqi

Ndërkaq, njohësi i tjetër i çështjeve juridike, Islam Krasniqi, e mirëpret këtë kërkesë, por mendon se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet nga kjo klasë politike e cila është tani në pushtet.

“Iniciativë për futjen në Ligjin për statusin e të drejtave e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së edhe të plagosurit e demonstratave duhet të jetë e mirëpritur mirëpo jo në këtë kohë, jo nga kjo klasë politike e cila ku do që i jepet hapësirë e keqpërdor duke e tepruar me çdo gjë, duke i simuluar apo shpërblyer familjaret apo të tjerët të cilët në çdo kohë veprimet dhe kontributin e kanë pasur zero|”, ka thënë ai për “Bota sot|.

Krasniqi mendon se nëse bëhet një e gjë e tillë tani, pasi do të kishte stërmbushje të listave.

“Ne duhet të ja njohim kontributin e çdo individi i cili i ka shërbyer këtij vendi por nuk pritet që një veprim të tillë mund të bëjë kjo klasë politike pasi që mund të përsëritet si në të kaluarën të futen në lista jo vetëm ata që ishin në Europë por edhe ata që ishin pjesë e regjimit të kaluar”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

Ahmeti: Mos të keqpërdoren vlerat!

Image
Hidajet Ahmeti

Të njëjtin mendim e ka edhe , njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti. Ai ka përmendur rastin e fryrjes së listave të veteranëve të luftës, ku ka thënë se është dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxheti i shtetit të Kosovës.

“Iniciativë për futjen në Ligjin për statusin e të drejtave e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së edhe të plagosurit e demonstratave është një akt që të duhet të gjykohet drejtë e mirë, por jo ata që kanë iniciuar ta përdorin në kontekstin e keqpërdorimit të buxhetit të taksapaguesve qytetarë. Kemi një përvojë të hidhur me rastin e veteranëve të UÇK-së, pasi përmes kësaj mundësia janë keqpërdorur vlerat e UÇK-së, por edhe kosto e lartë financiare ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë buxhetin e shtetit të Kosovës” ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai e ka vlerësuar veprimin e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale të cilët e kanë kundërshtuar këtë iniciativë.

“Mendoj se, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale kanë vepruar mirë në rastin e kundërshtimit, pasi potencialisht mund të gjykohet si veprim elektoral njëjtë si ka ndodhë më rastin e veteranëve. Për këto çështje të vlerave të rëndësisë së përgjithshme që ka shoqëria jonë duhet i privilegjuar disa kategori shoqërore me anë të ligjit. Kontributi i tyre duhet të shpërblehet apo të paktën ata të kenë një status të veçantë në shoqëri, ku shteti mund t’iu siguroj të ardhura simbolike për kontributin e dhënë”, ka potencuar Ahmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, duhet që të bëhet studim fizibiliteti për kosto financiare për këto kategori, që të mos lejohet të përsëritët si me rastin e veteranëve.

“Fillimisht duhet të kemi një studim fizibiliteti për kosto financiare për këto kategori dhe të sigurohemi për një vlerësim e verifikim objektiv e pastaj të gjithë partitë politike parlamentare të përkrahin një iniciative të tillë, por asesi nuk duhet lejuar që një gjë tillë të përsëritët ngjashëm si me rastin e veteranëve”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat