Opozitari serb: Kosova nuk është çështje e cila do ta rrëzojë Vuçiqin

Politika

Opozitari serb: Kosova nuk është çështje e cila do ta rrëzojë Vuçiqin

Nga: B.S. Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:18
Sasha Paunoviq

Kosova nuk është çështje e cila do ta rrëzojë Vuçiqin, ka thënë Sasha Paunoviq, ish-zëvendës i Partisë Demokratike të Serbisë.

Opozitari serb e ka thënë këtë duke folur rreth mundësisë së bashkimit të opozitës serbe për të hequr nga pushtetin kryetarin aktual serb Aleksandar Vuçiq.

- Vendimmarrësit në opozitë janë duke pritur që të ndodhë diçka që do të hedhë fitoren e tyre zgjedhore në krahët e tyre. Ndoshta po e presin vendimin e vendeve të huaja që t'ia ndalin rrugën diktaturës në Serbi, gjë që është  iluzion. Të tjerët thonë se çështja e Kosovës do të jetë thelbësore për rënien e ndikimit të qeverisë, ose se do të ketë lodhje të publikut nga qeveria aktuale. Kosova sigurisht nuk është çështje që do ta rrëzojë Vuçiqin. Ka njerëz në opozitë që mund të presin dhe ata që nuk munden, sepse nuk mund të jetojnë në kushte të tilla...", ka thënë Paunoviq për gazetën "Danas".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat