A mund të gjykohet ish-presidenti Thaçi për tradhti kombëtare?

Politika

A mund të gjykohet ish-presidenti Thaçi për tradhti kombëtare?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 nëntor 2020 Në ora: 12:58
Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Tashmë edhe nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është bërë publike se muaj më parë, në tryezën e dialogut ishte ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në tryezën e dialogut. Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një alternative”, ka thënë Borrel.

Por se a është tradhti ndaj Kosovës të propozosh ndarje të territorit të Kosovës, apo shkëmbim territoresh me Serbinë, dhe se a mund të gjykohet në këtë rast ish-presidenti Thaçi për tradhti kombëtare, njohësit e çështjeve juridike e vlerësojnë se çështja e shkëmbimeve territoriale ka përfunduar.

Sipas tyre, ëndrra serbe ka përfunduar bashkë me interesat serbe që lëvizin në drejtim të Asociacionit që e dëshiron një mundësi të pavarësisë së territoreve ku jeton shumica serbe e kësaj pakicë.

Ata po ashtu vlerësojnë se Kosova nuk duhet të pranoj as ndërrim të territorit dhe as ndonjë asociacion serb që nënkuptohet shtetin serb.

Kelmendi: Kosova nuk duhet të pranoj ndërrim të territorit e as asociacion serb

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë se në kuadër të dialogut dhe kur shtrohesh në dialog të pa përgatitur dhe me interesa të ndryshme, por jo shtetërore, bëhen lloj-lloj propozimeve dhe paraqiten ide të ndryshme, drejt edhe shkatërrimtare.

Sipas tij, në këtë kuadër ka ekzistuar edhe ideja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë e që në fakt, ishte shkatërrim i Republikës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kjo ide u paraqite nga ish-presidenti i vendit, Thaçi dhe që përkrahur edhe nga Tirana zyrtare. Nuk ka nevojë të tregoj Borrel këtë ide. Këtë e ka ditur Kosova shumë para se të deklaronte Borrel ne Bruksel. Por duhet thënë se dialogu ende nuk ka përfunduar. Tash Borrel dhe Lajqak kanë ndalur me idenë e ndërtimin të shtetit serb brenda Kosovës. Kjo është shumë më e rëndë, pasi për këtë kërkuan që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës. Mirëpo Kosova nuk duhet të pranoj as ndërrim të territorit dhe as ndonjë asociacion serb që nënkuptohet shtetin serb. Të dy këto forma të punës janë vdekjeprurëse për Republikën e Kosovës. Kosova i ka temat e veta dhe shumë të rënda. Ato nuk mund të tejkalohen. Ende janë 1600 shqiptarë të humbur dhe të varrosur sigurisht në Serbi”, ka thënë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se Kosova ka dëme të mëdha materiale dhe nuk është dhënë fare përgjegjësi për dhunën, terrorin dhe përdhunimet.

“Dy janë dy çështje kryesore: 1. Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran dhe 2. Kërkesa për formimin e një Gjykatë Ndërkombëtare Speciale për Serbinë. Ndryshe nuk ka pse të dialogohet me shtetin serb. Këtë duhet qartësuar në Bruksel, ne Uashington, në Berlin, në Londër, në Paris etj. Pa përgjegjësi dhe njohje të shtetit nuk ka dialogim me shtetin kriminal serb”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Burjani: Ëndrra serbe ka përfunduar

Kurse njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë se çështja e shkëmbimeve territoriale ka përfunduar, pasi kjo ëndërr serbe ka përfunduar bashkë me interesat serbe që lëvizin në drejtim të Asociacionit që e dëshiron një mundësi të pavarësisë së territoreve ku jeton shumica serbe e kësaj pakice.

Sipas tij, kjo ëndërr është mbyllë plotësisht dhe nuk ka më ëndrra të tipit mesjetar serb.

Image
Blerim Burjani

“Asnjëherë nuk ka pas diçka zyrtare në tentativat për ndarje të Kosovës, ndoshta ka pas biseda dhe opsione që janë hapur por nuk ka pas asgjë nga kjo ide dhe debate. Debati është nxitur për shkëmbime territoriale i cili ka dështuar pas mospranimit të Kosovës. I tërë procesi i dialogut është kthyer në zero, dhe gjasat për manovra territoriale kanë përfunduar dhe këto parti tash që janë mbete edhe PDK nuk kanë me guxim as politik të nxisin diçka të ngjashme. Ndalja e debateve ndërkombëtare kishte ndodhur me reagimin e Gjermanisë dhe është mbyllur një aventurë e tillë. Tash Borello dhe Lajcak mund të dështojnë plotësisht këta veç janë për dështimit në këtë proces vetëm Administrata Biden mund ta ndal”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat