“Lufta” për postin e presidentit, vjen propozimi i profesorit: Ai mund të jetë nga Jasharajt – e zbulon nëse do të ketë zgjedhje të reja!

Politika

“Lufta” për postin e presidentit, vjen propozimi i profesorit: Ai mund të jetë nga Jasharajt – e zbulon nëse do të ketë zgjedhje të reja!

Nga: G.B Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:59
Ilustrim

Ambiciet për postin e presidentit sa vijnë dhe shtohen.

E kështu po shtohet edhe numri i kandidatëve që synojnë këtë post.

Partitë kanë deklaruar se nëse nuk pajtohen për emrin për presidentin e ardhshëm, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Lidhur me këtë, profesori Muhamet Kelmendi ka thënë për gazetën "Bota sot" se Kosova duhet të ketë kujdes me këtë post dhe t'ia besojë atë një figure të besueshme dhe se ai mund të jetë nga Jasharajt.

"Çështja e presidentit është një pozicion i lartë i përgjegjësisë shtetërore. Këtu duhet të ketë kujdes Kosova dhe këtë pozitë duhet t'ia besojë një figurë të besueshme. A është këtu nga Jasharajt ndonjë person që mund të bëhet president, natyrisht se po. Çështja është se a sigurohen votat në Kuvend për një kandidat të tillë", është shprehur ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas Kelmendit, për këtë duhen 2/3 e votave, derisa shton se do të ishte mirë të jenë më shumë se 2 kandidatë për postin e presidentit.

"Natyrisht se këtu duhet një koalicion i gjerë për kandidatin që t'i fitojë votat. Duhen 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të fituar. Kishte me qenë shumë mirë sikurse të kemi dy e më shumë kandidatë. Unë mund të parashikoj mbi tre kandidatë. Kjo do të mundësonte një zgjedhje shumë më kualitative për president. Dhe, shpresohet se në Kuvend do të paraqiten disa kandidatë", ka vlerësuar profesori.

Më tej, ai shton se nëse nuk zgjedhet presidenti nga Kuvendi, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe e gjithë kjo duhet të bëhet brenda afatit prej 6 muajsh, afat të cilin mund ta shfrytëzojë në këtë post U.D e presidentit.

"Nëse nuk del Presidenti nga Kuvendi i Kosovës kuptohet se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kriza është nëse nuk del presidenti. Kështu bie Qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje. E tërë kjo çështje duhet të përfundojë brenda afatit prej 6 muajsh. Nëse nuk bëhet zgjedhja e Presidentit nuk ka mundësi më që kryetarja e Kuvendit të ushtrojë detyrën e presidentit. Deri në 6 muaj po. Zgjedhje", ka deklaruar Muhamet Kelmendi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat