Të arrestuarit nga Specialja, profesori e ‘zbulon’ se në kë bie e gjitha barra – ja personi që di për torturat e vrasjet e bëra në Kosovë?

Politika

Të arrestuarit nga Specialja, profesori e ‘zbulon’ se në kë bie e gjitha barra – ja personi që di për torturat e vrasjet e bëra në Kosovë?

Nga: N. H Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:18
Foto ilustrim “Bota sot”

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka folur lidhur me kërkesën e avokati mbrojtës të ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, pasi ky i fundit kishte kërkuar nga Prokuroria që nëse konfirmohet aktakuza ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, të mos lëshohet fare urdhërarresti, pasi klienti i tij do të udhëtonte vullnetarisht drejt Hagës për t’u dorëzuar.

Lidhur me këtë, Mehazi konsideron se ish-kreu i Kuvendit ka barrën më të madhe para Gjykatës Speciale nga të gjithë të akuzuarit e tjerë, andaj edhe thote se nuk është i rastësishëm vetdorëzimi i parakohshëm.

Ai shprehet se nyja e të gjitha vrasjeve të ndodhura në Kosovë është Shërbimi Informativ i Kosovës, njohur ndryshe me shkurtesën SHIK.

Image
Sulejman Mehazi

“Kadri Veseli e ka barrën më të madhe para Gjykatës Speciale nga të gjithë të akuzuarit e tjerë, baza apo thelbi dëshmues e argumentues i Gjykatës Speciale do jetë ish-udhëheqësi i SHIK-ut Kadri Veseli. Nuk është e rastësishme vetdorëzimi i parakohshëm i Kadri Veselit para Speciales, ishte i vetëdijshëm se i pari që do përgjigjet para Speciales për të gjitha vrasjet e befasueshme që kanë ndodhur në Kosovë është kreu i SHIK-ut, pra nyja e të gjitha vrasjeve të ndodhura në Kosovë ka qenë kush tjetër përveç SHIK-u”, ka thënë për gazetën “Bota sot”.

Mehazi tutje potencon se kundërshtarë më të mëdhenj politik të SHIK-ut kanë qenë funksionarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E në krye të SHIK-ut ka qenë Kadri Veseli, e detyra e tij ka qenë sekretimi i vrasjeve të personave të papërshtatshëm të kundërshtarëve politik, ndërsa kundërshtarë më të mëdhenj politik kanë qenë funksionarët e LDK-së, kështu që është e mundshme vrasja e disa funksionarë të lartë të LDK-së nga vet SHIK-u”, tha ai.

Mes të tjerave ai po ashtu ka shtuar se është e pamundur që që personi kryesor i këtij shërbimi të mos të di, e mos të njihet për të gjitha kidnapimet, torturat, keqpërdorimet e vrasjet e bëra në Kosovë.

“Puna, detyra në krye të SHIK-ut e ka detyruar Veselin të “mbështetet për muri” para Gjykatës Speciale, pasi është e pamundur që personi numër një i SHIK-ut mos të di e mos të njihet për të gjitha kidnapimet, torturat, keqpërdorimet e vrasjet e bëra në Kosovë. Pra, procesi i aktakuzave të Thaçit, Krasniqit e Selimit do varen nga ish-shefi i SHIK-ut Kadri Veseli, nëse ish-kryetari i PDK-së ngarkohet me aktakuza të rënda, normale se dhe të akuzuarit e lartpërmendur do ngarkohen me aktakuza të rënda”, ka thënë profesor Mehazi.

Krejt në fund, profesori i njohur ka theksuar se është e pamundur që vrasjet e funksionarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e të disa gazetarëve në Kosovë të mos ishin projekte të Shërbimit Inteligjent të Kosovës në krye me Kadri Veselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat