Kritikohen partitë politike: E kanë shkatërruar vullnetin e qytetarëve për një shtet normal

Politika

Kritikohen partitë politike: E kanë shkatërruar vullnetin e qytetarëve për një shtet normal

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, shprehët kundër dhënies së posteve personave jo adekuat.

“Duhet të ndalet urgjent falja posteve publike shtetërore në formë bakshisheve të dasmave. Zgjedhjet parlamentare në presin në pranvere 2021, nuk duket se do të ketë marrëveshje kurrfarë për temën e presidentit. PDK mund të llogarisë fitore më të madhe në paraverën e ardhshme andaj nuk nxitohet fare në këtë temë, pa e kuptuar apo pa marrë mesazh më të qartë në opinion publik. LDK nëse vazhdon kështu do ti pranojë zgjedhjet parlamentare për shkak se vlerëson se po ti jepet posti një njeriu që nuk të dalloje aventurën personale prej shtetit. Është një risk për shtetin, LDK ka këto arsyetime nëpër opinione të ndryshme. Problemi me taksen i ka kushtuar Ramushit shumë në politik edhe pse të gjithë e din nëse dhënie poste këtij njeriu është e kotë, koha po kalon që tu jepet poste njerëzve ditë e s’dite në formë bakshishi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej , Burjani hedh kritika ndaj politikës, duke thënë se shkatërruar vullnetin e qytetarëve për një shtet normal.

“S`do të ketë bakshishe politike, këto bakshishe në postet publike Kosovën e kanë shndërruar në cirk komedi e tragjedi sociale dhe ekonomike. Kuptimi i shtetit si mjet për të vjedh profitet e kanë shkatërruar vullnetin e qytetarëve për një shtet normal me mbrojtje efektive sociale. VV si gjysmë subjekt politik dhe grup anarkik i pa dënuar e sheh si pozitivë momentin për fitore duke parë se kanë dështuar LDK, AAK, PDK në pushtet, ku subjekt nuk është kurrfarë alternative politike por kohë e mllefit ndaj partive tjera, e që ka arrit në sajë të dështimeve të tjerëve të imponohet me pa koncept politik dhe vizion. Një subjekt i humbur në kohë dhe hapësirë në mes mesjetës”, ka theksuar Burjani.

Në fund, Burjani potencon se Kosova nuk i ka punët mirë me këto parti.

“Kosova nuk i ka punët mirë me këto parti andaj kërkohet një konsolidim dhe këndellje e plotë politike e vullnetit të popullit që të votoj plotësisht ndryshe jo me këto parti, shteti ka shoqëri civile ka të regjistruara 74 parti politike cilado që votohet prej këtyre LDK,PDK, AAK, VV, NISMA është përpjekje për të gjetur rrugën e demokracisë dhe qeverisjes, tash për tash Kosova është katandisë me këto parti përfituese përmes pushtetit. Populli le të zgjedhë a do ndryshim apo don me këto subjekte me vazhdu tragjedinë edhe 20 vjet të ardhme. Kjo çështje është në duart e popullit”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat