Tomë Gashi paralajmëron, pas Podujevës kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet nacionale

Politika

Tomë Gashi paralajmëron, pas Podujevës kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet nacionale

Nga: D.B. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Tomë Gashi

Zgjedhjet në Podujevë ishin një test i rëndësishëm jo vetëm për Podujevën por për gjithë Kosovën Se si vlerësohet fitorja e Shpejtim Bulliqit në Podujevë dhe çfarë do të thotë kjo për LDK-në, avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” se Shpejtim Bulliqi është fituesi i dytë i zgjedhjeve në Podujevë, ku zgjedhjet i fitoj e para lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, ishte Lëvizja Vetëvendosje që i mundësoi kandidatit më të mirë në Llap që ti fitoj zgjedhjet

“Pra është Shpejtim Bulliqi që do të jetë kryetari i parë në Podujevë nga LVV që nga viti 1999 e deri më tani. Është Shpejtim Bulliqi që do ta dëshmoj se Lëvizja Vetëvendosje nuk është vetëm parti politike, por një lëvizje gjithë popullorë që po i prin ndryshimit jo vetëm në Podujevë por në gjithë Kosovën. Zgjedhjet në Podujevë ishin një test shumë i rëndësishëm jo vetëm për Podujevën por për gjithë Kosovën. Dhe u vërtetua që LVV mund të fitoj mbi 51% pa asnjë problem. Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet nacionale kurdo që do të mbahen”, ka thënë avokati Gashi.

Ai konsideron se tani po shihet se populli është vetëdijesuar, dhe qytetari dëshiron ndryshime dhe këtë nuk mund ta pres nga partitë që kanë qenë në pushtet në Llap e në krejt Kosovën për 21 vjet.

“Ka ardhur koha e ndryshimeve dhe këtë nuk mund ta ndal askush më. Sepse qytetari din të zgjedh dhe do ta zgjedh Lëvizjen e vetme premtuese. Për të mirë të përgjithshme siç zgjodhi sot në Podujevë e nesër në gjithë Kosovën. LDK deshti apo nuk deshti duhet ta respektoj votën dhe vullnetin e shumicës si në Llap si gjithkund tjetër. Koha është që LDK të reformohet dhe ta kuptojnë se pa reforma nuk do të votojnë ma askund duke u thirrur në vlera të pa kontestuar që i ka pasur presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Sepse këta të LDK-së së sotme qysh se moti nuk është LDK e Kryetarit Ibrahim Rugova i cili e ka vendin me të shndritshëm në historinë e popullit tonë. Po të ishte gjallë Dr. Rugova dhe ti shihte se çka bëjnë këta të LDK-së së sotme se si e vjedhin vullnetin e qytetarit të shprehur me 6 tetor të vitit te kaluar, atij do ti vinte keq se çfarë pasues politik të tij la pas, të cilët janë në gjendje të bëjnë gjithçka, për ta vjedhur dhe për ta mbajtur pushtetin duke e dëmtuar shtetin”, ka thënë avokati Tomë Gashi, duke shtuar se nuk ka më bastione politike të asnjë subjekti politik në Kosovë që nuk e ndryshon vullneti i qytetarit me votën e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat