Të edukuarit nga Millosheviqi provokojnë Kosovën edhe në 28 Nëntor

Politika

Të edukuarit nga Millosheviqi provokojnë Kosovën edhe në 28 Nëntor

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 30 nëntor 2020 Në ora: 19:38
Në ditë kur shqiptarët po festonin 28 Nëntorin, Serbia bëri parakalimin ushtarak pranë kufirit me Kosovën. Në ceremoninë e prezantimit të tankeve T-72MS në Nish, ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Foto ilustrim “Bota sot”

Në ditë kur shqiptarët po festonin 28 Nëntorin, Serbia bëri parakalimin ushtarak pranë kufirit me Kosovën. Në ceremoninë e prezantimit të tankeve T-72MS në Nish, ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në Kosovë ky veprim i Serbisë po shihet si jo rastësor dhe se sinjalizon qartë kërcënim ndaj Kosovës.

Po ashtu ekspertët shprehen se politika në Kosovë këto veprime duhet t'i përdor si argumente për të pasqyruar para BE dhe SHBA.

Tërnava: Vuçiq është edukuar nga Millosheviqi për luftënxitje

Eksperti i sigurisë dhe ish ministri i mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Kosova nuk duhet të shqetësohet për politikat e Vuçiqit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Aleksandër Vuçiqi si kryetar i Serbisë ai edhe në regjimin e Millosheviqit ishte në pozita të larta shtetërore, edhe në qeverinë e tij ishte Ministër, tani ky e ka të trashëguar rrugën e të mbijetuarit në pushtet me politikat luftënxitëse, dhe politikat e tija nuk duhet të na shqetësojnë neve, sepse tani Kosova është shtet i Pavarur, i njohur nga 116 shtete, me ushtri dhe polici të saj, dhe tjerat institucione që i ka çdo shtet. Shtetet që na ndihmuan me u çlirua sikur që ishte Amerika dhe BE, ia ka shkaktuar humbjen Serbisë, me luftërat që e kanë detyruar Serbinë që ta nënshkruaj kapitullimin e Kosovës me marrëveshjen e Kumanovës. Tani Vuçiq karrierën politike e ka krijua në regjimin e Millosheviqit në të kaluarën, dhe është edukuar dhe frymëzuar nga Millosheviqi, si luftënxitës dhe në momentet kritike ai dinë të kërceoj si tani.”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Tërnava është shprehur se këto lëvizja nga Serbia nuk janë rastësore dhe se janë shqetësime për opinione këto kërcënime të Vuçiqit.

“Me këto lëvizje të armatimit të tij dhe këto lëvizje me armatim të rëndë në këtë kohë nuk janë rastësi, si tankeve e tjera armatime që i vë në lëvizje afër kufirit me Kosovën, e sidomos kur ne e festojmë 28 nëntorin festën e Flamurit, gjë që me kërcënime të tilla, e shqetëson edhe opinionin si vendor por edhe ndërkombëtar. Me kërcënimet e Vuçiqit, tanket serbe parakaluan pak kilometra larg Kosovës. Tani ky kërcenim i Vuçiqit mund të merret seriozisht në këtë kohë, sepse edhe ditë më parë ishte kërcënuar për një luftë apo eskalim të luftës sikur në rastin e Nagornjem-Karabah me Azerbejgjanin, gjë që faktori ndërkombëtar reagoj për këtë kërcenim dhe Vuçiq u tërheq nga ai kërcenim dhe u deklarua se ishte keqkuptuar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Tërnava zbulon se çfarë po sinjalizon Serbia më parakalimin me tenka.

“Është e kuptueshme se këto kërcënime të Serbisë, nuk janë të rastit dhe qartë janë të drejtuara ndaj shqiptarëve. Parakalimi me tanke pikërisht në ditën kur po festohet 28 Nëntori, Ditën e Flamurit kombëtar, është bërë si ngacmim ndaj popullatës shqiptare, dhe me këtë kërcenim Serbia po e sinjalizon faktorin ndërkombëtar e sidomos Amerikën që ta kenë parasysh se edhe Serbia duhet të merr një pjesë të territorit të Kosovës si shpërblim për një pajtim të mundeshim e që ishte edhe në planin e Trumpit, për të ndodhur edhe njohjet reciproke”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Më tej, ai tregon se çfarë veprimi duhet të merr Qeveria e Kosovës në këtë rast.

“Ky parakalim në opinion e ka qëllimin e tij që tani është i qartë për shqiptarët, por Qeveria e Kosovës, tani duhet që përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ta alarmoj opinionin ndërkombëtar e sidomos Amerikën dhe BE për ngacmimet e pandërprera që po i shkakton Serbia shtetit tonë, dhe kërcënimet me armatimin e rëndë që po i bënë në afërsi të kufijve. Tani është detyrë e Qeverisë tonë, që ta njoftoj faktorin ndërkombëtar me këto sjellje kërcënuese të Serbisë, ashtu që faktori ndërkombëtar të jetë i njoftuar dhe të është në rrjedha me sjelljet e këtij shteti luftënxitës, e sidomos kur ato shtete mike që na ndihmuan me u çlirua e tani na i sigurojnë territorin e Kosovës, dhe e garantojnë sigurinë e këtij shteti përmes KFOR-it dhe NATO-së”, ka përfunduar Tërnava .

Kosova t’i përdorë si argumente këto veprime të Serbisë para ndërkombëtarëve

Edhe njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti mendon njëjtë sikur parafolësi i tij.

Ai mendon se me anë të këtyre veprimeve Serbia po e shfaqë urrejtjen që kanë ndaj çdo gjejë që lidhet me shqiptarët.

Image
Faton Mehmeti

“Veprimet e Serbisë pikërisht me 28 Nëntor nuk janë të rastësishme, ato tregojnë edhe njëherë urrejtjen që kanë ndaj çdo gjejë që lidhet me shqiptarët. Këto provokime janë edhe taktikë politikë të Vuçiqit ndaj radikalëve në Serbi që akuzojnë Vuçiqin për braktisje të serbëve në Kosovë. Gjithashtu ndaj këtyre të fundit Vuçiqi mban qëndrim popullsitë, me tanke mundohet tu shpërfaq serbeve në Kosovë mbështetjen e Serbisë”, ka deklaruar ai për “Botas sot.

Më tej, Mehmeti shprehet se këto manovra me tanke janë edhe shenjë hakmarrje që Vuçiqiit nuk iu leju të hynte në Kosovë.

“Pavarësisht se këto kërcënime nuk përbejnë rrezik për Kosovën, Vuçiqi e di se me ja fal krejt botën nuk guxon me nis ushtri në Kosovë, megjithatë këto manovra me tanke janë edhe shenjë hakmarrje që Vuçiqiit nuk iu leju të hynte në Kosovë. Gjithsesi politika në Kosovë këso veprime duhet t'i përdor si argumente për të pasqyruar para BE dhe SHBA fytyrën e vërtet të regjimit në Beograd. Serbia vazhdon të jetë nën ndikimin e njerëzve të Millosheviqit, të cilët sado që mundohen të duken modern në brendësi janë radikalë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat