Paralajmërohen reforma në LDK dhe ‘zhdukja’ e AKR-së dhe Nisme-s

Politika

Paralajmërohen reforma në LDK dhe ‘zhdukja’ e AKR-së dhe Nisme-s

Nga: A.Morina Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:38
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka humbur ‘bastionin’ e saj, Podujevën në zgjedhjet lokale të qytetit e Podujevës. Fitues i këtyre zgjedhjeve doli kandidati nga Lëvizja e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Pas kësaj humbje, pati reagime të mëdha se Lidhja e Demokratike e Kosovës duhet të mbaj zgjedhje të brendshme partiake.

Ndërsa, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se ka kohë që në LDK është shfaqur nevoja për reforma brenda partisë.

“Ka kohë që LDK ka nevojë që brenda partisë të bëj reforma. Këtë ka nevojë, jo vetëm kjo parti, por të gjitha subjektet parlamentare në Kosovë. Partitë janë bërë, si me qenë të mbretërve dhe udhëheqësit e tyre të paprekur në pozitat e tyre partiake”, deklaroi Kelmendi.

Tutje, ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka një strukturë të vjetruar, që nuk kanë ideologji dhe përgatitje.

“Në LDK kemi një strukturë shumë të vjetër dhe një strukture e re që është vetëm vegël. Kjo udhëheqje e vjetër me sahan lëpirësit e rinjë nuk mund të japi më fare. Atë që e kane patur atë edhe e kanë dhënë. Nuk kanë fare ideologji dhe përgatitje”, theksoi Kelmendi.

Ai se tha se deklarimet e tij, për vjetërsinë e këtij subjekti po i mbështet në në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe humbjen e bastionit, Podujevës.

“Shembull më adekuate i kësaj vjetërsi ideo-politike është rasti me Podujevë dhe me humbjen e zgjedhjeve atje. Në fakt LDK e ka vërejtur këtë edhe në zgjedhjet e fundit komunale dhe në ato parlamentare. Kudo kjo parti ka pësuar humbje”, nënvizoi Kelmendi.

Mirëpo, Kelmendi përmendi edhe subjektet e tjera partiake, ku tha se të gjitha kanë nevojë për ndryshime në ideologjitë e tyre politike. Ai madje, paralajmëroi edhe ‘zhdukjen’ e AKR-së dhe NISMA-së.

“Në të njëjtën pozitë gjenden edhe partitë tjera. Nuk është më mirë as PDK, as AAK, ndërsa NISMA e AKR janë para zhdukjes. Më mirë është vetëm VV. Nëpër këto parti kudo duhet renovim me kuadër dhe me ideologji politike, partiake dhe shtetërore”, tha Kelmendi, përcjell "Bota sot".

Në fund, Kelmendi tha se LDK me Isa Mustafën, Agim Veliun, Armend Zemajn, Driton Selmanajn do të pësoj humbje të mëdha.

“Në LDK me Isa Mustafën, me z.Veliun, me z. e lokaleve të natës, me Hotin e lindur para kohës, si dhe me armenda, selmana etj., si megaloman dhe fare pa ide, LDK do të pësoi fiasko edhe më të rëndë”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat