Nesër vendimi për votën e Etem Arifit, Smaka tregon si duhet të veprojë Kushtetuesja

Politika

Nesër vendimi për votën e Etem Arifit, Smaka tregon si duhet të veprojë Kushtetuesja

Nga: M.H Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së nesërme do të mbajë seancë dëgjimore sa i përket Kushtetutshmërisë së votës të deputetit Etem Arifi.

Deputeti Arifi kishte votuar pro Qeverisë Hoti, teksa partia Vetëvendosje ka kërkuar interpretim të Kushtetutshmërisë për votën e tij.

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të marrë përgjigje mbi dyshimet që kanë shfaqur që nga votimi i Qeverisë Hoti lidhur me ligjshmërinë e këtij vendimi.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që vota e Arifit të cilësohet juridikisht nule kjo për arsye se kur ka votuar për formimin e qeverisë aktuale Arifit i ka skaduar mandati i deputetit.

Më tej Smaka thotë që lejimi i votimit të Arifit me mandat të skadimit do të thotë që qeveria aktuale nuk është de jure ekzekutive por de facti.

“Do të duhej që Gjykata Kushtetuese të vlerësonte voten ish-deputetit të dënuar mbi një vitë të cilësonte juridikisht nule. Kjo se z.Arifi kur ka votuar për formimin e Qeverisë aktuale i ka skaduar mandati i deputetit. Pra ai kur ka votuar pro formimit të Qeverisë aktuale nuk e ka pas cilësinë as mandatin e deputetit. Së andejmi del se Qeveria aktuale nuk është de jure ekzekutiv por de fakti. Nëse ajo Gjykatë do të gjykonte ndryshe nuk do të përfillte nenin 70-të, të Kushtetues për interesat politike ditore gjë që deri tani ka pas vepruar ashtu”, përfundoi Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat