Halili flet për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

Halili flet për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Ushtria serbe

Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar veprimet e fundit të Serbisë karshi  Kosovës.

Ai ka thënë se marrëdhëniet dypalëshe janë duke kaluar sërish një periudhë të vështirë.

“Marrëdhëniet dypalëshe në Ballkanin Perëndimor janë duke kaluar sërish një periudhë të vështirë. Ka nga ata që flasin për konflikte të reja të mundshme në rajon; ka madje edhe nga ata që përdorin fjalën luftë. Vëmendja është përqendruar në sjelljet e Serbisë dhe tek marrëdhëniet e Beogradit me Rusinë. Nga njëra anë Serbia është duke u përgatitur për të hapur kapituj të rinj në negociatat e pranimit në BE, kurse nga ana tjetër zyrtarë të lartë të këtij vendi bëjnë retorika në rritje kundër Bashkimit Evropian (BE). Një retorikë e tillë ndikon negativisht edhe qasjen e popullit të Serbisë ndaj BE-së. Pasi edhe një sondazh publik datës 6 shkurt 2017 tregoi se vetëm 47 për qind e popullit serb mbështet anëtarësimin e vendit në BE”, ka thënë Halili për “Bota sot”.

Image
Nijazi Halili

Për më tepër, profesori është shprehur se Serbia historikisht ishte e do mbetet regjenerues e krizave dhe luftërave  ballkanike.

“Brenda muajit të fundit, tensioni më i madh u përjetua ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në këtë proces, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës e humbi cilësinë e tij konstruktive. Për më tepër, nisën të qarkullojnë sërish mendimet për këmbim territoresh, të veriut të Kosovës, ku serbët jetojnë më dendur, me Luginën e Preshevës në jug të Serbisë, të banuar instensivisht nga shqiptarët.  E gjithë ky konstelacion jep të tregoj se Serbia historikisht ishte e do mbetet  regjenerues e krizave dhe luftërave  ballkanike, andaj barra i bie BE dhe faktorit ndërkombëtar për ndërmjetësim dhe stabilitet te situatës, pas deklaratave të krerëve serb. Andaj pala serbe duhet të këtë kujdes në  zbatimin e parimeve ndërkombëtare që dalin nga OKB siç  janë ruajtja e paqes dhe sigurisë, ruajtja e rendit shoqëror dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, ruajtja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përkujdesja për përparim ekonomik dhe shoqëror përmes veprimtarisë bashkëpunuese”, ka deklaruar Halili për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat