Kërkohet zgjerimi i Qeverisë, Kurti i papunë, VV-ja nuk ofron zgjedhje

Politika

Kërkohet zgjerimi i Qeverisë, Kurti i papunë, VV-ja nuk ofron zgjedhje

Nga: D.B. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Albin Kurti

Në lidhje me atë se a duhet të kemi një qeveri të zgjeruar për t’iu shmangur problemeve aktuale, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” se një koalicion i gjerë i partive që e dëshirojnë daljen nga kjo katrahurë politike, apo ngërçi është e domosdoshme.

Sipas tij, kjo është një trend negativ i besimit, se një prej këtyre partive vetëm mund të zgjidh ngërçin e madh politik.

Image
Blerim Burjani

“Ky perceptim është i hapur tek VV përderisa ky subjekt politik i të pa kënaqurve që përveç dallimit të vetës prej këtyre partive nuk ofron asgjë tjetër. Kjo klasë aktuale duhet të kalojë një rrezik të madh së bashku për shtetin për tu zëvendësuar me platformë të re politike. Këta janë mbetur me dy këmbët në balte, dhe nuk ofrojnë daljen nga balta, por ofrojnë edhe më thellë baltën", ka thënë  Burjani.

Ai konsideron se duhet një koalicion i gjerë se është e kot por edhe të fitoj një parti tjetër siç është VV që ka mbi 90% tek njerëzve të papunë duke përfshirë edhe liderin i pa punë dhe nuk ofron punë.

"VV ka probleme si të punësojë njerëz dhe liderin e tyre e kjo tash është tejkaluar dhe është kritikuar mjaft shumë nga populli”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat