A do të ketë reforma të reja në LDK?

Politika

A do të ketë reforma të reja në LDK?

Nga: A.Z Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
LDK

Në mbledhjen e mbajtur sot ku prezentë përveç kryeministrit Hoti dhe deputetëve të LDK-së, ishte edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Edhe në këtë mbledhje, i vetmi që kërkoi shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ka qenë shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi. Mirëpo, njësoj sikurse Gashi, nuk po mendojnë zyrtarët tjerë të LDK-së.

Këtë e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Gashi nuk është duke parë zgjidhje tjetër për të dale nga krizat, veç shkuarjes në zgjedhje të reja nacionale. Sipas tij gjeneratat e reja brenda LDK-së mendon më ndryshe nga garda e vjetër, e cila punën e organizmit të zgjedhjeve të reja i sheh krejt më ndryshe. Këta gjithçka i lidhin për interesat e tyre biznesore dhe politike. 

“Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi disa herë në paraqitjet e tija, është deklaruar për zgjedhje te reja. Mua me duket se Gashi është duke e pa se nuk ka ndonjë variant tjetër më të mirë , për dalje nga krizat dhe kriza që na solli pandemia, veq shkuarjës në zgjedhje të reja nacionale. Gjenerata e re brenda LDK-së mendon më ndryshe nga garda e vjetër , e cila punën e organizmit të zgjedhjeve të reja i sheh krejt më ndryshe. Këta gjithçka i lidhin për interesat e tyre biznesore dhe politike. Isa Mustafa më përkrahësit e tij në krye të LDK-së, që dihen cilët janë, nuk janë për zgjedhje te reja edhe nga takimi i fundit , sepse e dine mirë së përfundimisht do të pësojnë humbje”, tha ai

Ai ka shtuar se dert i madh për ta është se me rënien nga skena politike bien edhe synimet e tyre karrieriste për pushtet, mirëpo nëse LDK nuk dëshiron të bëhet parti e pa rëndësishme në skenën politike duhet larguar Mustafën, i cili LDK-në e ka shëndrruar në patericë të PDK-së .

“Natyrisht se barometër për zgjedhje të ardhshme nacionale ishin zgjedhjet lokale në Podujevë, ku LVV trimufoi pa balotazh , duke e përmbysur bastionin 20 vjeçar të LDK-së. Mustafa dhe kompania nuk mërzitën shumë për rënien e LDK-së, se ajo moti nuk është subjekti i parë politikë në Kosovë për fajin e tyre, por dert të madh e kanë së më rëniën nga skena politike bien edhe synimet e tyre karrieriste për pushtet si brenda LDK -së, ashtu edhe në Kosove. Tashmë nëse LDK-e nuk dëshiron të bëhet parti e pa rëndësishme në skënën politike, duhet larguar Mustafën, i cili LDK-në e ka shëndrruar në patericë të PDK-së, që shumë kohë, duke bërë koalicion pas koalicioni përkundër dëshirës të shumucës të elektoratit dhe deklarimeve te tija, gjatë fushatave zgjedhore”, tha ai.

Tutje ka shtuar se reformat e LDK-së nuk do të jenë të lehta përderisa nga nëndegët deri në qendër, e gjithë struktura kontrollohen nga klani i Mustafës, mirëpo largimi i tij do të bënte që reformat të shkojnë mire deri në fund.

Sipas Mulliqit nëse reformat nuk bëhen, LDK rrezikon të mos e kaloj as pragun që sipas tij këto janë vetëm argumente që Mustafa i dinë mirë.

“Reformat në LDK më duket se nuk do të jenë të lehta sepse duke filluar nga nëndegët deri në qendër, e gjithë struktura kontrollohet nga klani i Mustafës. Por, megjithatë largimi i tij dhe tre katër vetave në krye të këtij subjekti dikur shumë të fuqishëm sa ishte kryetar i saj, presidenti Rugova, do të krijonte një klimë shumë më relaksuese që reformat të shkojnë mirë dhe deri në fund. Nëse nuk bëhen reformat, LDK rrezikon seriozisht ndoshta të mos e kapërcen as pragun. Të gjitha këto janë argumente të cilat Mustafa i dinë mirë , prandaj edhe do të jetë këmbëngulës deri në fund për zgjerim koalicioni më PDK-në. Madje unë mendojë së ata që e patën pushtetin për gjithë këto vite, kur do që do të mbahen zgjedhjet, do të pësojnë debakel të rëndë nga LVV, ndoshta rezultati do të jetë edhe më bindës së sa ishte në Podujevë”, tha ai

Ai thotë se për të mirën e vendit duhet të u vie fundi lojërave politike që shumica prej tyre nga pushtetet e deritashme kanë rënë në pozitë të vështirë materiale.

Mulliqi shtoi se i vetmi solucion i logjikshëm mbeten zgjedhjet dhe reforma zgjedhore po ashtu edhe bisedimet e zorshme që na presin me Serbinë.

“Zgjerimi i koalicionit në një situatë çfarë gjendet vendi, nuk është zgjidhje, vëtem sa ngatërron situatën politike dhe atë ekonomike edhe ashtu të dobët, edhe më tepër. Lojërave politike duhet tu vjen fundi për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve, të cilët shumica prej tyre kanë rënë në pozitë tepër të vështirë materiale, nga pushtetet e deritashme. Ai Kuvend dhe ajo Qeveri që për një kohë të gjatë nuk është në gjendje të bie ligje , dhe është qeveri e pakicës qe varet nga Lista Serbe, i vetmi solucion më duket mua i logjikshëm mbeten zgjedhjet dhe reforma zgjedhore, për një kohë të volitshme shkaku i COVID 19, si dhe bisedimet e zorshme qe na presin me Serbinë”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat