Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka zbulon opsionet se si do të përfundojë çështja me votën e Arifit

Politika

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka zbulon opsionet se si do të përfundojë çështja me votën e Arifit

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Prof. Dr. Riza Smaka

Vendimi për votën e deputetit Etem Arifi në lidhje me zgjedhjen e qeverisë do të merret ditëve në vijim.

Kështu ka deklaruar kryetarja e gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, në fund të seancës dëgjimore për kushtetushmërinë e qeverisë Hoti.

Ajo u bëri të ditur palëve se mundet deri të hënën e javës së ardhshme të dorëzojnë edhe me shkrim argumentet e përmbledhura.

Lidhur më këtë çështje, profesori i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë për gazetën “Bota sot” se vota e Arifit është nule, pasi ai ka qenë i dënuar dhe ai de jure nuk ka qenë

“Vota për formimin e Qeverisë aktuale e dhënë nga ish deputeti Arifi ishte juridikisht nule ngase ishte i dënuar mbi një vit dhe sipas nenit 70 par.3 al.6 të Kushtetutës, në rast të tillë deputetit i pushon cilësia dhe mandati i deputetit. Pra z. Arifi kur ka pas votuar pro formimit të Qeverisë aktuale, de jure nuk ka qenë deputet, ndaj vota e tij ka qenë juridikisht defektoze, inekzistente”, është shprehur profesori.

Sipas Smakës, rasti është tejet i thjeshtë dhe lehtë dhe Kushtetuesja sikur mos ta kishte kalkuluar politikisht, do të ishte dashur ta vendoste muaj më parë në bazë të Kushtetutës.

“Me fjalë të tjera, përkitazi me këtë çështje janë pallavra, title tatle! Rasti juridik në fjalë është tejet i thjeshtë dhe i lehtë të cilin Gjykata Kushtetuese, sikundër të mos kishte kalkuluar politikisht, do të ishte dashur ta vendoste muaj më parë sipas interpretimit logjik e dogmatik të nenit 70 par.3 al.6 të Kushtetutës së RK- së”, ka deklaruar Riza Smaka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat