Analisti politik i reagon Arbërie Nagavcit, ja si e quan

Politika

Analisti politik i reagon Arbërie Nagavcit, ja si e quan

Nga: A.Z Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:37
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Sipas saj, legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë”, ka thënë ajo.

Në fund të këtij shkrimi, ajo ka bërë me dije se vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja. 

E lidhur me këtë nuk kanë munguar as reagimet, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se asnjë politikan i përgjegjshëm nuk bën deklarata të tilla, një deklarata e tillë është qasje e papërgjegjshme dhe mosrespektuese karshi institucioneve të vendit.

“Deklarata e tillë është pikërisht në vazhdën e qasjes së papërgjegjshme, mosrespektuese të VV-së karshi institucioneve të vëndit. Lënda është duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese dhe si e tillë, asnjë politikan i përgjegjshëm nuk bën deklarata të tilla. Nuk e di si e vlerëson zonja ketë punë, nuk është vetëm korrupsioni dukuri e papërgjegjshme dhe e paligjshme, por edhe mosrespektimi i institucioneve, përkatësisht vendimeve të tyre”, tha ai.

Më tej ka shtuar se anëtarët e VV-së respektojnë vetëm vendimet që u shkojnë në favor siç është buxheti nga i cili paguhen, ndërsa për të tjerat gjithmonë kanë treguar mosrespekt. 

“E vetmja gjë që anëtarët e VV-së e respektojnë pa rezerva është buxheti nga i cili paguhen. Për të tjerat, çdoherë kanë treguar mosrespekt, varësisht nga situata. Këta respektojnë vetëm vendimet që u shkojnë në favor. Në ketë kontekst, konsideroj që kushdo që vë në pikëpyetje, apo mundohet të ndikojë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vë në pikëpyetje vetë shtetësinë e Kosovës dhe si i/ e tillë bën shkelje kushtetuese” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat