Godfrey: Ndërrimi në Shtëpinë e bardhë nuk do të ndikojë në marrëveshjen e Uashingtonit

Politika

Godfrey: Ndërrimi në Shtëpinë e bardhë nuk do të ndikojë në marrëveshjen e Uashingtonit

Nga: B.S. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Anthony Godfrey

Ambasadori Amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaruar pas takimit me kryetarin e Komitetit të punëve të jashtme të Kuvendit të Serbisë, Zarko Obradoviq, se interesi i Uashingtonit është anëtarësimi i Serbisë në BE dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin atë në procesin e pranimit në BE.

Godfrey ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në BE do të kontribuonte gjithashtu në stabilitetin në rajon, prosperitetin dhe rritjen ekonomike, transmetojnë mediet serbe kumtesën nga Kuvendi i Serbisë.

Ai shprehu pritjen që marrëveshjet në lidhje me bashkëpunimin midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, kryesisht Marrëveshja për shkencë dhe teknologji dhe Marrëveshja për nxitjen e investimeve, së shpejti do të jenë në procedurë parlamentare dhe do të ratifikohen nga Kuvendi serb.

Ambasadori amerikan përsëriti se ndryshimi i administratës në Uashington nuk do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit midis Serbisë dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat