Marrëveshje apo zgjedhje për çështjen e presidentit?

Politika

Marrëveshje apo zgjedhje për çështjen e presidentit?

Nga: D.B. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:43
Foto Ilustrim

Ndonëse koha po kalo megjithatë ende nuk ka zgjidhje e as ide për zgjidhjen e presidentit të vendit.

Njohësi ki çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “ Bota sot” se përveç krekosjes politike për zgjedhje të jashtëzakonshme në mes pandemie, një parti i do zgjedhjet si rast për vete, por jo për qytetarët.

Sipas tij, këta që janë në pushtet e dëshirojnë ruajtjen e interesit dhe të tjerë heshtin.

Image
Blerim Burjani

“Të gjithë thonë duan zgjedhje por vetëm VV krekoset se ajo do të fiton, e për të fituar në këtë sistem proporcional prej rastit të fundit kur humbësit e bën qeverinë do të thotë për VV se do të dështojë prap dhe sërish do ti merret pushteti, sepse fitorja e saj nuk mund të jetë me shumë distancë me tjerët dhe kjo i bie se patjetër duhet të bëjë koalicion”, ka thënë Burjani.

Ai konsideron se dështimi i VV përherë të dytë nuk po shihet si diçka  serioze për zgjedhje të serishme.

“Për të parë dështim të saj, lind pyetja se kujt i duhen sërish zgjedhjet, të mllefosurve dhe jo demokrateve apo demokracisë? Kosova vazhdon me një trend të ulët drejt daljes vetëm 44.5 %, pra në këtë sistem gjasat janë zero, kur dikush i merr 50+të votave”, ka thënë njohësi i çështjeve politik e juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat