Rasti i Etem Arifit, Ahmeti: Gjykata Kushtetuese nuk do të lëshohet në lojërat politike

Politika

Rasti i Etem Arifit, Ahmeti: Gjykata Kushtetuese nuk do të lëshohet në lojërat politike

Nga: A.M. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se shpërfaqja e argumenteve juridike duhet të vlerësohet brenda kontekstit të profesionalizmit.

“Seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit, Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë Hoti,  shpërfaqi argumente dhe kundër argumente në mes palëve, të cilat  ishin të natyrës politike e juridike. Shpërfaqja e argumenteve juridike duhet të vlerësohet brenda kontekstit të profesionalizmit e jo të shfrytëzohen beshllëqet kushtetuese e ligjore për keqpërdorim të argumenteve relevante. Vlerësimi i ligjshmërisë bazuar në argument juridike mund të prodhoj një situatë të pa pafavorshme për Qeverinë Hoti, por nëse boshllëqet normative shfrytëzohen për qëllime politike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për me tepër, Ahmeti deklaron se Gjykata Kushtetuese mund të vlerësoj si të ligjshme e votën e Arifit.

“Gjykata Kushtetuese  mund të vlerësoj si të ligjshme votën e Arifit. Gjykoj se me e keqja do të ishte, nëse vlerësimi I ligjshmërisë bëhet duke përdorur argumente të natyrës politike, pasi do të krijohej një precedent shumë i keq për proceset politike në të ardhmen dhe do të vazhdohej me rritjen e mosbesimit në sistemin e drejtësisë. Është shumë relevante se pasojat që do të prodhon ky vlerësim i ligjshmërisë do të jenë shumë të mëdha, por mendoj se e vërtetë dhe e drejta duhet të mbrohen me fanatizëm nga  të gjitha institucionet, posaçërisht nga institucionet e drejtësisë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet që politika të ndërhy në pavarësinë institucionale”,  ka deklaruar ai për “Bota sot’.

Gjithashtu, ai deklaron se Gjykata Kushtetuese duhet të do të mbroj mandatin kushtetues e ligjor me të cilin do të dëshmohet balanci në mes pushteteve

“Nëse  gjykata vendosë  si të ligjshme votën Arifit, atëherë pasojat do të jenë afatgjate në precedentin që do të krijoj. Por, besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do të lëshohet në lojërat politike, por do të mbroj mandatin kushtetues e ligjor që ka dhe vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një besim mbi këto institucione, por edhe do të dëshmohet balanci në mes pushteteve”, ka përfunduar  Ahmeti për “Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat