“Veprimet e Vetëvendosjes hileqare” - paralajmërohet neutralizimi i kauzave të saj

Politika

“Veprimet e Vetëvendosjes hileqare” - paralajmërohet neutralizimi i kauzave të saj

Nga: A.Morina Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
Albin Kurti

Të gjitha tentimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe punën e Qeverisë Hoti në përgjithësi, po shkojnë huq.

Pasi, nesër pritet të jetë dita vendimtare, gjatë së cilës do të votohet Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, në lidhje me këtë çështje tha se më në fund po ulen “shpata” dhe po mendohet për qytetarët.

“ Ulen "shpatat", mendohet për qytetarët ! Ata të cilët rrinë ende n'pusi, s’janë me neve, mund të jenë me ata, thënë ndryshe ; s'janë me Kosovën por kundër saj, kur koha imponon unifikimin si parakusht suksesi, dhe e kundërta. Ma në fund dilet nga barikadimi politik i Parlamentit, përkatësisht i palëve : pozitës dhe një pjese të opozitës në lidhje me Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, Ligj ky i kaluar në lexim të parë, por ka dështuar të kaloj në plotë 8 (tetë) përpjekje në leximin e dytë”, theksoi Bajraj.

Tutje, ai vlerësoi se partitë janë vetëdijesuar dhe shfaq një moment të rëndësishëm për klasën politike. Po ashtu, Bajraj e cilësoi si hap të duhur dhe të nevojshëm përafrimin e Partisë Demokratike të Kosovës me qëndrimet e Qeverisë Hoti

“Palët janë vetëdijesuar dhe dakordimi i tyre shfaqë një momentum të ri ; ndërgjegjësimi e pjekurie politike se në jetën parlamentare duhet të ketë koncesione dhe konsensus (pajtueshmëri) në temat me interes qytetar dhe shtetëror, për çfarë edhe janë të thirrur dhe të zgjedhur nga Sovrani.

Përafrimi i qëndrimeve të pozitës, përkatësisht i Qeverisë Hoti dhe PDK-së si parti opozitare në lidhje me kalimin e Ligjit në fjalë, është një hap i mirë, i duhur dhe imediat !Unifikimi i Qeverisë me PDK-në në rastin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, para së gjithash, është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës në këtë fazë të përballjes dhe përballimit të gjendjes pandemike me Covid-19”, nënvizoi Bajraj.

Analisti tha se qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Qeverisë Hoti dje proceseve në të cilat po kalon vendi, vetëm po shkaktojnë krizë dhe bllokim të punës në Kuvend. Ai veprimet e Vetëvendosjes i cilësoi si hileqare, inkoherente me interesat e qytetarëve.

“Kushtëzimi i Qeverisë Hoti, sabotimi i miratimit të Ligjeve dhe bojkoti ndaj proceseve nëpër të cilat po kalon vendi nga ana e LVV-së, vetëm e vetëm që të shkaktoj krizë institucionale dhe bllokim të proceseve, ishte dhe është një angazhim inkoherent, hileqar  dhe inkompatibël me interesin e qytetarëve të vendit në këtë kohë sfiduese  me pandeminë  dhe jo vetëm”, u shpreh Bajraj, përcjell “Bota sot”.

Bajraj deklaroi se me përfshirjen e PDK-së në Qeveri, po shmangen zgjedhjet e parakohshme dhe kriza e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Ndër të tjera, ai tha se zgjerimi i mundshëm i koalicionit të tanishëm me PDK-në e neutralizon Vetëvendosjen dhe kauzat e saj nga kuzhina anti-demokratike.

“Inkorporimi i PDK-së në Qeveri, shmangë krizën për Presidentin, dhe më këtë rast, edhe detyrimin në shkuarje në zgjedhje të parakohshme, solucion ky i cili do të kishte të vetmin efekt, thellimin e krizës politike dhe institucionale, "nevojë" dhe kërkesë kjo e LVV-së, e cila gjithçka e lidhë me popullzimin dhe egocentrizmin i cili dëmton vendin dhe interesat qytetare..

Ky solucion, i zgjerimit të Qeverisë së Republikës me PDK-në, ndihmon vendin dhe neutralizon definitivisht obstruksionizmin dhe de struktivizmin e LVV-së, e cila rritjen dhe ngjitjen e vetë e sheh dhe e gjen, vetëm në kohë krizash, turbulencash dhe në ngërçe të shkaktuara nga kauza të stisura dhe të konstruktuara nga kuzhina anti-demokratike dhe antishtetërore”, deklaroi Bajraj.

Ai në fund tha se afrimi i PDK-së, e ka evituar edhe lojën e pasinqertë dhe shantazhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për pozitën e Presidentit të Kosovës

“Sigurimi i një shumice të fuqishme në parlament, eviton lojën e pasinqertë  dhe shantazhin e akëcilit nga partnerët qeverisës të koalicionit, siç është rasti me pretendimin kapriçioz të liderit të AAK-së për pozitën e Presidentit të Republikës, përkundër faktit se një kushtëzim i tillë është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në”, përfundoi Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat