Tomë Gashi jep detaje për Etem Arifin, ja në favor të kujt duhet me vendos Gjykata Kushtetuese ‘pa marrë parasysh kush hidhërohet kush humbë’

Politika

Tomë Gashi jep detaje për Etem Arifin, ja në favor të kujt duhet me vendos Gjykata Kushtetuese ‘pa marrë parasysh kush hidhërohet kush humbë’

Nga: G.B Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Tomë Gashi

Votat e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti bëri që çështja për kushtetushmërinë e Qeverisë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

E gjatë ditëve në vazhdim, kjo gjykatë do ta jap vendimin e saj për këtë.

Lidhur me gjithë këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Arifi dhe Shala i dhanë votat për Qeveri por që rasti i Arifit ishte më i veçantë për shkak të dënimit të tij.

“Deputeti Etem Arifi, është bërë deputeti më i përfolur kohëve të fundit për shumë arsye. Ai së bashku me z.Haxhi Hala i siguroi votat për Qeverinë Hoti, mirëpo dallimi është esencial sepse derisa Haxhi Shala ia ‘fali votën’ ish presidentit Hashim Thaçi, deputeti tjetër që i dha votën Qeverisë Hoti, Etem Arifi, ishte pak më i veçantë. Ai fillimisht në qeverinë Haradinaj i vodhi nja 20 e sa mijë euro, si zv.ministër apo çfarë ka qenë, pastaj pati një rrugë gjyqësore herë duke u dënuar e herë duke u kthyer rasti në rigjykim, por përfundimisht Kuvendi i Republikës së Kosovës me kërkesë të kryetares Vjosa Osmani në maj të vitit 2020 u informua për dënimin e këtij deputeti me dënim burgimi prej 15 muajsh”, është shprehur ai.

Gashi thotë se ky deputet paguhet nga taksat tona dhe se gjykata e mbajti seancën dëgjimore për të, ku palët dhanë mendimet e tyre.

“Ky deputet fatkeqësisht ende paguhet nga taksat tona edhe pse është në vuajtje të dënimit. Gjykata Kushtetuese dje pati një seancë publike dëgjimore, ku secila prej palëve i dha mendimet e veta për këtë çështje dhe derisa dikush u mundua që ta arsyetojë votën e këtij deputeti për qeverinë Hoti duke thënë se ky ka qenë deputet edhe në Qeverinë më të mirë të pasluftës të z.Albin Kurti, ishte një tentativë e shfajësimit të marrjes së mandatit në mënyrë të paligjshme nga z.Avdullah Hoti e ajo që është e sigurt është se në janar të këtij viti askush nuk e dinte për dënimin e deputetit Etem Arifi, sepse gjykata nuk e kishte njoftuar parlamentin e Republikës së Kosovës deri në maj të këtij viti, me kërkesë të znj. Vjosa Osmani”, ka thënë avokati.

Ai shton se esenca është se vota e tij është vota e 61 me të cilën u formua qeveria, pasi po të ishte e 70 apo 75, askush nuk do të merrej me të.

“Tanimë është e qartë se ne kemi të bëjmë më anëtarë të njëjtë të parlamentit të Republikës së Kosovës të dalë nga vota e 6 tetorit 2019, por esenca është se Qeveria Hoti u formua edhe me votën e 61 të këtij deputeti të dënuar dhe pa këtë votë sot nuk do ta kishim qeverinë Hoti. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kuptohet se sa e rëndësishme ka qenë vota e të dënuarit e z.Arifi, dhe sikur vota e tij të ishte vota e 70 apo 75 askush nuk do të merrej me të, në këtë mënyrë siç erdhi puna tani që të kërkohet ku Gj. Kushtetuese të vendos për ligjshmërinë e votës së tij”, ka vlerësuar Tomë Gashi.

Sipas tij, Kushtetuesja duhet të vendos në favor të VV-së dhe që votën e deputetit ta shpallë nul, të pavlefshme dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

“Gjykata Kushtetuese do të duhej që të vendoste në favor të kërkesës-mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe që votën e deputetit të dënuar Arifi ta shpallë Nul-të pavlefshme dhe që me aktgjykimin e saj vendin ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat zgjedhje duhet se kush do t’i fitojë e ajo është Lëvizja Vetëvendosje! Dhe dihet që shumë shpejtë do ta kemi qeverinë Kurti 2 pa marrë parasysh kush do të hidhërohet kush do të humb e kush do të frikësohet”, ka theksuar ai.

Avokati shton se VV është e fortë dhe këtë e treguan edhe zgjedhjet e mbajtura së fundmi në Podujevë.

“Se sa është e fortë Lëvizja Vetëvendosje dhe sa ka mbështetje nga qytetarët e Republikës së Kosovës u pa në zgjedhjet lokale me 29 nëntor në Podujevë ku nga forca e vullnetit për ndryshim ra edhe bastioni i fundit i LDK-së, që e mbante Podujevën për 20 vite si komunë të pa mposhtur nga partitë e tjera”, ka deklaruar Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat