ShBA: Shqyrtohen rekomandimet për administratën e re për politikat ndaj Ballkanit Perëndimor

Politika

ShBA: Shqyrtohen rekomandimet për administratën e re për politikat ndaj Ballkanit Perëndimor

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 08:22
Senati i ShBA-ve

Komiteti për punë të jashtme i Dhomës së përfaqësuesve të ShBA-ve, i kryesuar nga kongresmeni Eliot Engel, shqyrton të martën rekomandimet për qasjet politike që administrata e presidentit të zgjedhur Joseph Biden mund të zbatojë në Ballkanin Perëndimor.

Përveç kongresmenit Engel, do të duhej të mattë pjesë Madeleine Albright - një diplomate amerikane, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara dhe sekretare e shtetit i ShBA-ve  gjatë viteve 1990.

Albright ishte aktiv gjatë konflikteve ballkanike të viteve 1990 - dhe u angazhua në përpjekje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Daniel Serwer, profesor në Shkollën e tudimeve të avancuara ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, do të marrë pjesë në cilësinë e ekspertit dhe njohësit të rrethenave në Ballkan në diskutimin përpara Komitetit për punë të jashtme të Dhomës së përfaqësuesve.

Është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Janusz Bugajskit, përfaqësues i Fondacionit joqeveritar Jamestoën, gjithashtu ekspert për çështjet e Ballkanit.

Përndryshe, për qasjen e ShBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor para do kohe në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit i SHBA-ve dhe përfaqësuesi special i SHBA-ve për këtë rajon, i cili ka thënë se qasja amerikane nuk do të ndryshojë.

"Nuk do të parashikoj të ardhmen, por do t'ju tregoj se me këtë merremi në baza ditore në disa nivele, përfshirë në shtator këtu në Uashington, në nivelin më të lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Angazhimi për partneritet me Serbinë dhe Kosovën dhe perspektiva evropiane e të dy vendeve nuk do të ndryshojë. Do të bashkëpunojmë me Beogradin dhe Prishtinën në mbështetje të normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe rrugës së tyre evropiane", i ka thënë Palmer Zërit të Amerikës.

Siç vuri në dukje ai, administratat ndryshojnë - por jo bazat e qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.

"Nuk shoh se do të ndryshojë mbështetja për rrugën evropiane, anëtarësimin në NATO për ato vende që e dëshirojnë, si dhe mbështetje për bashkëpunimin e ndërsjellë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfida të përbashkëta - si Covidi - kështu që Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të angazhuara në Ballkanin Perëndimor. Do të mbetemi partner i besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në të gjithë rajonin", ka thënë Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat