Janjiq: ShBA-të po i afrohen modelit të dy Gjermanive për Kosovën e Serbinë

Politika

Janjiq: ShBA-të po i afrohen modelit të dy Gjermanive për Kosovën e Serbinë

Nga: B.S. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:04
Dushan Janjiq

Kongresmeni në largim Eliot Engel ka mbledhur njerëz që mendojnë njësoj si ai dhe që besojnë se njohja reciproke dhe shkëmbimi i ambasadorëve midis Serbisë dhe Kosovës është i domosdoshëm, tha sot drejtori i Forumit për marrëdhëniet etnike i Serbisë, Dushan Janjiq, duke shfzqur dyshim se presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ndjekë ato rekomandime.

Janjiq, duke komentuar takimin e djeshëm të Komitetit për punëve të jashtme të Dhomës së përfaqësuesve në TV-në serbe Prva, ka përkujtuar atë që Biden ka thënë në vitin 2016 se Amerika dhe Serbia nuk bien dakord për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që ajo do të lihet mënjanë dhe në atë kuptim deklaroi se i dukej se Shtetet e Bashkuara po i afroheshin qëndrimit të BE-së ndaj dy Gjermanive.

Janjiq është i bindur se ai do t'i kërkojë Serbisë të njohë ekzistencën e Kosovës si entitet funksional dhe vlerëson se kjo ka ndodhur tashmë me marrëveshjen e Uashingtonit.

"Nuk do të ketë risi në këtë dhe nuk ka asnjë arsye që Bideni të heqë dorë nga gjërat e mira që Grenell dhe Trump kanë bërë. Nuk ka risi radikale, përveç insistimit në shtetin e së drejtës, demokracisë së plotë dhe një lufte të përbashkët kundër korrupsionit," tha Janjiq.

Ai shton se administrata e re amerikane do të jetë më këmbëngulëse në kërkimin e atyre që janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyci, si dhe se do të vijë edhe radha e djegies së ambasadës amerikane në Beograd, por ai thekson se as këto nuk janë të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat