Analistja serbe: Serbia po i zvarrit bisedimet me Kosovën, ja kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare

Politika

Analistja serbe: Serbia po i zvarrit bisedimet me Kosovën, ja kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:35
Abdullah Hoti, Aleksandar Vuçiq

Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, i cili ishte në ngërç për njëzet muaj dhe është rinovuar në korrik të këtij viti, po zhvillohet në një kontekst të ndryshuar ndjeshëm sesa në vitin 2018 për shkak të situatës shëndetësore dhe krizës politike, shkruan gazeta beogradase "Danas".

Gazeta përkujton se dialogu po zhvillohet deri sa Kosova ka një qeveri të pambështetje të madhe politike dhe të krizës politike pas fillimit të gjykimit në Hagë. Në anën tjetër, kryetari i Serbisë ka tërë mbështetjen politike për të negociuar më Kosovën dhe Kuvendin e Serbisë njëpartiak, i cili mund ta miratojë marrëveshjen.

"Megjithatë, është evidente se po zvarritet arritja e marrëveshjes më Prishtinën dhe pak ka gjasa që do të ketë avancim të rëndësishëm deri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2022", i ka thënë gazetës Maja Bjelosh, hulumtuese e Qendrës beogradase për politikë të sigurisë.

Maja Bjelosh ka thënë se për shkak të pranisë së shtuar politike të SHBA-së dhe ndërmjetësimit midis Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja ka humbur besueshmërinë si lehtësuese e dialogut dhe nisma evropiane për ripërtëritjen e dialogut është përpjekje për që BE-ja të marrë rolin kryesor në këtë proces dhe të pengojë që palët në dialog të arrijnë "zgjidhje kreative", siç është shkëmbimi i territoreve, që do të minonte stabilitetin në Ballkan.

Meqenëse Joseph Bideni fitoi zgjedhjet e fundit Amerikane, vëren Bjelosh, Shtetet e Bashkuara pritet të mbështesin dialogun me Beogradin dhe Prishtinën në bashkëpunim me Brukselin dhe Berlinin.

Gazeta përkujton se edhe para këtij raundi të bisedimeve, pala serbe nkishte paralajmëruar se do të ngrinte çështjen e moszbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

- Duke insistuar në AKS-në, qeveria në Beograd zhvendos përgjegjësinë në Prishtinë për mospërmbushjen e dispozitave nga Marrëveshja e Brukselit, por ajo gjithashtu blen kohë për mospërmbushjen e detyrimeve të saj dhe vonon propozimin për zgjidhjen përfundimtare të kontestit të Kosovës. AKS-ja mund të jetë i rëndësishëm për politikanët, por nuk është aq i rëndësishëm për qytetarët e Serbisë, gjykuar sipas pikëpamjeve të tyre. Vetëm 18 përqind e qytetarëve e shohin themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe garantimin e të drejtave të pakicave, pa njohjen e pavarësisë, si rezultat ideal i dialogut - beson Maja Bjelosh.

Duke komentuar temat që ishin në tryezë dje - pretendimet financiare dhe pronën, bashkëbiseduesja e gazetës thotë se ato janë të rëndësishme për shtetin por edhe për qytetarët, por publiku nuk e di në këtë kohë se cilat asete po diskutohen, dhe sa janë pretendimet financiare të Serbisë drejt Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat