Fondi për mbrojte juridike të personave, mund të themelohet vetëm me ligj nga Kuvendi

Politika

Fondi për mbrojte juridike të personave, mund të themelohet vetëm me ligj nga Kuvendi

Nga: D.B. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Kuvendi i Kosovës

Për përkrahjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Hashim Thaçi tashmë është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”. Këtë iniciativë e ka marr vëllai i ish presidentit, Hashim Thaçit, Idriz Thaçi.

Në lidhje me atë se a duhet të kërkohen para, dhe pse po e bëjnë një gjë të tillë kur dihet se shteti i paguan avokatët e Thaçit, njohësi i çështjeve juridike e pulitke Blerim Burjani ka thënë për gazetën “ Bota sot” se buxheti është caktuar nga Qeveria e kaluar dhe ende funksionon dhe ndan buxhet për mbrojtje juridike.

Sipas tij, shteti ndan buxhet për mbrojte juridike të personave të janë bërë dhe janë mbledhë para e që deri tash askush përgjegjësi për një fond të tillë.

Image
Blerim Burjani

“E them këtë pasi edhe më herët është themeluar një fond i tillë, por askush nuk ka dhënë përgjegjësi se ku janë shpenzuar paratë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

Ai konsideron se, kësi fonde mund të themelohet vetëm me ligj nga Kuvendi dhe se individ nuk mund te mbledhin para për fonde.

“Nëse duhet të bëhet Themelimi i fondeve këtë duhet ta bëjë Kuvendi me propozim të ligjit nga qeveria. Madje dihet se edhe në kohën e Ramushit është themeluar një fond i tillë”, është shprehur Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat