Burjani: Albright ka bërë me dije se BE duhet të ndihmohet

Politika

Burjani: Albright ka bërë me dije se BE duhet të ndihmohet

Nga: A.M. Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Madeleine Albright

Analisti politik, Blerim Burjani, për “Bota sot” është shprehur se ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ka bërë me dije se BE duhet të ndihmohet nga SHBA-ja.

“Këto parime të politikës së jashtme po thuajse pak a shumë janë të ngjashme. Këto janë parime, por për specifika tjera dhe sqarime tjera dhe politik formuese duhet të presim pas muajit shkurt 2021. Pra, zonja Albright vetëm  ka bërë me dije se BE duhet të ndihmohet në këtë temë. Pasi që BE ka mandatin të merret  me dialogun”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për tej, Burjani ka treguar se çfarë presimi nga politika aktive e SHBA në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo çfarë presim ne është politika aktive e SHBA në Ballkanin Perëndimor ka për të ndërtuar paqe të përhershme  në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Paqja , integrimi në BE  integrime në NATO janë qasje dhe politike dhe vizion i Kosovës. Kosova integrimin në  strukturat të NATO-se duhet te i përkushtoj rendësi të veçantë. Pasi që ende nuk ka garancion të qëndrueshëm se  Ballkani nuk ka nevoje për konflikte, pra duhet shuar konfliktet. BE dhe SHBA janë faktor kyç për paqe të qëndrueshme , zhvillim dhe integrim rajonal , në BE dhe në NATO”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat