Mulliqi kërkon ringjalljen e akademikëve të Kosovës: Ja si mund të kontribuojnë për krimet serbe në Kosovë

Politika

Mulliqi kërkon ringjalljen e akademikëve të Kosovës: Ja si mund të kontribuojnë për krimet serbe në Kosovë

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi kësaj radhe ka hedhur kritika ndaj Akademisë Shkencore të Kosovës.

Sipas tij, Akademia e Shkencave të Kosovës ka material për qindra libra për vrasjet dhe masakrat që na i shkaktuan serbët, jo vetëm në luftën e fundit çlirimtare. Mirëpo ai, veçon në këtë drejtim kontributin e akademikut Jusuf Buxhovi që doli më vepra të shumta, duke e deskredituar politikën shoviniste serbe në Kosovë.

“Akademikët janë njerëzit të cilët më së miri i mbrojnë interesat e një kombi. E këtë në Kosovë, deri më tash po e bëjnë më shumë gazetarët dhe publicistët. Akademia e Shkencave të Kosovës ka material për qindra libra për vrasjet dhe masakrat që na i shkaktuan serbët, jo vetëm në luftën e fundit çlirimtare. Në këtë drejtim duhet veçuar kontributin e akademikut Jusuf Buxhovi që doli më vepra të shumta, duke e deskredituar politikën shoviniste serbe në Kosovë. Por, që natyrisht kjo është shumë pak në krahasim me mundësitë dhe kapacitetet tona intelektuale dhe akademike që po të shfrytëzohen do ta fundosnin politikën dhe akademikët serb para botës demokratike. Koha e lë në harresë edhe historinë nëse nuk kemi botime të reja e të argumentuara, gjë që akademikët tanë turpeërisht i kanë lënë mbrapa. Nuk është se qarqet e caktuara politike dhe intelektualët e ndryshëm në Evropë nuk e kanë mësuar të vërtetën për Kosovën, por nuk është kjo gjithëherë e mjaftueshme”, thotë Mulliqi për "Bota sot".

Sa i përket terrenit diplomatik, ai thotë se, në këtë relacion me Serbinë se nuk i kishim njerëzit e zot.

“Kosova ka humbur shumë në terrenin diplomatik, në relacion me Serbinë se nuk i kishim njerëzit e zot. Na dështoi edhe bota akademike, të cilët shumë pak botuan libra në mbrojtje të së vërtetës për Kosovën, dhe përgjithësisht të shqiptarëve në hapësirat ballkanike. A ka gjë më irituese dhe nënqmuese për akademikët e Kosovës dhe të Shqipërisë, se Akademia Serbe del me librin vuliminoz, gjoja për Gjenocidin e Shqiptarëve Kundër Serbëve në Kosovë, të përkthyer në gjuhë botërore, dhe të dhuruar gratis. Mos gadishmëria jonë ka bërë që politika serbe për fat të keq e ka marrë primatin karshi politikës dhe dy akademive shqiptare”, thekson tutje Mulliqi.

Ai me tej shprehet se, qeveritë tona duhet së pari ta kenë në plan shtetin dhe kombin, e jo pushtetin dhe ‘luftën’ për përfitime personale.

“Në krye të qeverive tona që 20 vite janë njerëzit e pa zot për politikë dhe diplomaci. Njerëzit në krye të shteteve tona, vetëm sa i ndalën proceset demokratike dhe zhvillimore, se nuk janë liruar nga logjika autokratike. Disa madje për qudi edhe koketuan me politikën serbe të Vuqiqit në pushtet, duke e bërë atë faktor të rendësishëm në Ballkanin Perëndimor. Kjo është gjëja më e turpshme. Sikur ende nuk po lirihen nga ideologjia e mykur komuniste. Dihet se në plan të parë është shteti dhe kombi, të cilat i harruan në luftë për pushtet dhe për përfitime personale. Këto dështime duhet të stopohen nga një klasë e re dhe e përgjegjshme politike, për bisedimet përfundimtare me palën serbe. Edhe akademitë tona duhet ta ringjallin punën e tyre me shumë botime, se prapë më mirë vonë së kurrë në demaskimin në tërësi të politikës ekspansioniste serbe karshi shqiptarëve në Ballkan”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat