“Imitim i dobët i Kurtit” - analisti paralajmëron Osmanin për ‘fundosje’ në zgjedhjet e reja

Politika

“Imitim i dobët i Kurtit” - analisti paralajmëron Osmanin për ‘fundosje’ në zgjedhjet e reja

Nga: A.Morina Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka deklaruar se përfundimisht nuk do të jetë më pjesë e subjektit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të garoj me listën e saj.

Përveç kësaj, Osmani edhe lëshoi një deklaratë kundër LDK-së “në zgjedhje garoj me listën time, LDK-së i ka mbetur vetëm logoja”.

Kjo deklaratë ofenduese e Osmanit ndaj ish-partisë seë saj shkaktoi përplasje politike mes saj dhe zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” analisti politik, Nexhat Haziri, i cilësoi deklaratat e Vjosa Osmanit si marketing politik, të cilin ajo po tenton të ia bëj vetes me qëllim të përfitimit të ndonjë vote nga elektorati i LDK-së.

“Deklarata e znj. Osmani ishte thjesht marketing politik për veten e saj dhe një orvatje që unë besoj se është  e pashpresë për ta përfituar ndonjë votë nga elektorati i LDK-së”, tha Haziri.

Tutje, ai tha se Osmani nuk mund ta mbështet kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi kjo është fyese për elektoratin e LDK-së dhe historinë e saj të udhëheqjes së saj me Presidentin Historik, Ibrahim Rugova.

“E kam thënë  edhe në një postim timin se nuk mund të pretendosh se përfaqëson elektoratin e LDK-së, dhe në njërën anë t’ia mbash “ison” liderit të LVV-së, z. Kurti.

Kjo është fyese për elektoratin e LDK-së dhe traditën mbi tri dekada të partisë për vite të tëra ishte e udhëhequr nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova”, theksoi Haziri

Analisti paralajmëroi edhe deklarata të tjera të ngjashme nga Osmani në të ardhmen, pasi që për momentin ajo ka dështuar ta përçaj grupin parlamentar të LDK-së.

“Natyrisht që edhe në të ardhmen ne do të dëgjojmë deklarata të  tilla nga znj. Osmani e cila pasi dështoi  ta përçaj grupin parlamentar të LDK-së, dështoj edhe në krijimin e hutisë në opinion dhe tek anëtarësia  e LDK-së ku përmes disa portaleve të porositura shpallte lista me emra të disa zyrtarëve të LDK-së që gjoja po i bashkëngjiten në të ashtuquajturën “Listë” të saj, që me shpejtësinë e dritës kjo orvatje mashtrimi u demantua nga vetë zyrtarë të LDK-së të cilët ishin përfolur se do t’i bashkëngjitën znj. Osmani në iniciativën e saj politike”, nënvizoi Haziri.

Në vazhdim, Nexhat Haziri, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin nuk e sheh si alternativë politike në Kosovë, por vetën një tendencë e dobët për ta imituar Albin Kurtin.

“Znj.Osmani aktualisht nuk paraqet asnjë lloj alternative në skenën politike kosovare  që do të vërehej nga qytetarët e vendit, përveç një tendencë e zbehtë e saj për ta imituar “liderin supreme” të LVV-së, Albin Kurtin. Atëherë për çfarë përfaqësimi të elektoratit të  LDK-së po pretendon znj. Osmani , të cilës i shkon pas vetëm një njeri si Haxhi Avdyli, një i transferuar nga PDK-ja në LDK, pa ndonjë peshë politike apo elektorale, as në Prizren nga vije z. Avdyli”, tha Haziri, pëcjell "Bota sot".

Në fund, analisti paralajmëroi se Osmanin do ta përcjell fati i disa politikanëve që janë larguar nga LDK-ja dhe dështimi politik i PSD-së, pasi zgjedhën anë të gabuat

“Mendoj se edhe znj. Osmani do ta përcjell fati i disa politikanëve të tjerë të cilët pas largimit nga LDK-ja, shkuan drejtë dështimit të tyre politik, por edhe një fat i njëjtë me PSD-në, e cila edhe pse kishte brenda strukturës së tyre njerëz profesionist dhe me peshë politike dhe elektorale, rreshtimi i tyre në anë të gabuar, i dërgoj drejt dështimit, ndoshta të pakthyeshëm”, përfundoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat