“Shpresa e vetme e LDK-së është Vjosa Osmani”, kërkohet largimi i gardës së vjetër nga kjo parti

Politika

“Shpresa e vetme e LDK-së është Vjosa Osmani”, kërkohet largimi i gardës së vjetër nga kjo parti

Nga: D.RR Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Vjosa Osmani

Ish zyrtarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë që do të kandidojë me listën e saj dhe se elektoratin e LDK-së e përfaqëson ajo. Gjithashtu ajo bëri të ditur se është në bisedime me liderin e VV-së, Albin Kurtin, për një koalicion të mundshëm.

Njohësi i çështjeve politike Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar këto deklarata të saj.

Qarri thotë që Osmani veçse e ka vendosur që nuk do të jetë më subjekt politik të LDK-së, e kjo vërehet edhe në përplasjet e fundit që ajo ka pasur me Mustafën, Veliun dhe anëtarët e tjerë të LDK-së, mirëpo që garimin me listën e saj Qarri e quan handikap i madh i radhës për LDK-në.

“Deklarata e pak ditëve më parë e shefes aktuale të shtetit dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, zonjës Vjosa Osmani se pas përjashtimit të saj nga kryesia e LDK-së dhe përplasjeve të vazhdueshme mes saj dhe përfaqësuesve aktual të LDK-së, përfundimisht nuk do të jetë më pjesë e subjektit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me listën e saj, besojë se do të jetë një handikap i madh i radhës, që nënkupton pa ekuivokë, vazhdimin e rënies së lirë të LDK-së, deri në kufijtë e dhembjes. Këtë e dëshmojnë më së miri, vet reagimet e ashpra dhe të pakontrolluara demagogjike të pjesëtarëve dhe gjysmë kuadrove të LDK-së, nga frika e madhe dhe histeria e humbjes që tanimë i ka kapluar kolektivisht, të cilët janë plotësisht të vetëdijshëm se sidomos elektorati i ri,nuk dëshironë më të dëgjojë për kudrot pleqë e të konsumuar tërësisht të LDK-së, si Isa Mustafa, Agim Veliu, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri etj, të cilët janë bërë pengesa kryesore për reformim dhe ecjen përpara të kësaj partie”, u shpreh Qarri.

Më tej, Qarri thotë se shpresa e vetme dhe përfaqësuesja e denjë për frymën rugoviane brenda LDK-së, është Osmani. Sipas tij ajo ishte kandidatja e dytë më e votuar në nivel vendi dhe se humbja e bastionëve të LDK-së vie si rezultat i vet Mustafës duke i mbajtur “duart në xhepa”.

“Shpresa e vetme si dhe përfaqësuesja dhe bartësja dinjitare e frymës rugoviane brenda LDK-së, ishte kryetarja e Kuvendit, Ushtruesja aktuale e Detyrës së Presidentit dhe kandidatja më e votuar në dy palë zgjedhjet e fundit në nivel vendi, zonja Vjosa Osmani. Madje me Isa Mustafën në krye,pa kaluar shumë kohë, pothuajse të gjitha bastionet e LDK-së, janë shembur njëra pas tjetrës dhe përveç Prishtinës, të cilën vet Isa Mustafa e pati humbur dikur, duke i mbajtur “duart në xhepa” edhe qytetet e tjera të mëdha e të vogla, me kryetarë të komunave nga LDK-ja, humbën një nga një, siç ndodhi së fundi edhe me Podujevën”, thotë Qarri.

Qarri më tej komenton edhe rënien drastike të LDK-së e cila sipas tij ka nevojë urgjente të rifreskohet dhe të çlirohet nga uzurpimi kuadrave të vjetra. Ishte e vetmja Osmani e cila zbuti, sadopak dhembjet mëdha të humbjeve galoponte të kësaj partie, e cila u rendit e dyta për nga numri i votave në vend dhe ishte më e votuara në LDK.

Gjithashtu analisti paralajmëron që çarjet e krijuara me shkarkimin e Osmanit, mund të kthehen edhe në ndarje dhe zvogëlim fatal të LDK-së duke vazhduar të përmend edhe përkrahësit e tanishëm të Mustafës si Bajram Gecaj i cili ishte humbësi rekord i zgjedhjeve, e u ndëshkua aq rëndë nga votuesit, sa ra edhe në shifrën prej vetëm 8 votash, që nuk besojë të ketë shembull tjetër në Kosovë. Për këtë arsyje sipas Qarrit elektorati i LDK-së është i lodhur nga politikanët e konsumuar dhe humbës serik të zgjedhjeve.

“Rënia drastike e LDK-s, vërteton se kjo parti, ka nevojë urgjente jo vetëm për rifreskim por edhe për kryetar e kryesi të re, çlirimin nga uzurpimi i kuadrove të vjetra si dhe një reformim të thellë e të pa evitueshëm brenda partiak. Personi i vetëm, që shkëlqeu në dy palë zgjedhjet e kaluara, ishte kandidatja për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, aktualisht kryetare e Kuvendit dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentit të vendit, zonja Vjosa Osmani, që asokohe, vetëm ajo zbuti, sadopak dhembjet mëdha të humbjeve galoponte të kësaj partie, e cila u rendit e dyta për nga numri i votave në vend dhe ishte më e votuara në LDK. Nuk duhet harruar se Vjosa Osmani, ishte fituesja më e madhe brenda LDK-së, edhe në zgjedhjet e vitit 2014, dhe për nga numri i votave, pothuajse ndante vendin e parë me vet kandidatin e atëhershëm për kryeministër nga koalicioni LAA, z. Avdullah Hoti. LDK, jo vetëm se ka humbur shumë, kohët e fundit, por ajo ka ra edhe në pozitat më të ulëta, si njëra nga partitë që në rrethana të Kosovës, për kohë të gjatë konsiderohej e para, ndërsa tani nga partia më e madhe, kalon herë në pozitë të dytë e herë edhe në të tretën, kurse pas shlarkimit të Vjosa Osmanit nga Isa Mustafa, besoj se jo vetëm që do të bije, por çarjet e krijuara me shkarkimin e saj, mund të kthehen edhe në ndarje dhe zvogëlim fatal të LDK-së. Ndaj as nuk është fare për tu habitur, se sot personat më të zëshëm në mbrojtjen e Isa Mustafës, janë pikërisht njerëzit si Bajram Gecaj humbësi rekord i zgjedhjeve, i cili u ndëshkua aq rëndë nga votuesit, sa ra edhe në shifrën prej vetëm 8 votash, që nuk besojë të ketë shembull tjetër në Kosovë. Kjo tregon më së miri se sa në të vërtetë është lodhur elektorati i LDK-së nga politikanët e konsumuar dhe humbës serik të zgjedhjeve, të cilët LDK-në, si parti ish lidere, nga lartësitë zenitore të Ibrahim Rugovës, e lëshuan kryengulthi, në rënie të lirë, e cila po të mos ndodhte katapultimi i fundit i Avdullah Hotit, nga i arrestuari i Hagës Hashim Thaçi në pozitën e kryeministrit, LDK pothuajse qe plandosur tërësisht përtokë. u shpreh Qarri.

Në fund Qarri thotë se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme po i afrohen vendit e që Osmani do të sjellë në frymë të re politike duke e pasur edhe pas vetës një pjesë të madhe të elektoratit ndërsa Mustafa, Veliu e të tjerët do të detyrohen të lëshojnë përfundimisht edhe postet e pamerituara kuadrove të reja.

“Kështu që, në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme që po i afrohen vendit, ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar sa dhe si duhet gjuhën e sovranit, i cili ka folur çartë se përfundimisht është lodhur me ta dhe kërkon ndryshime thelbësore brenda përbrenda në LDK,ndoshta pas largimit të zonjës Vjosa Osmani, që ashtu siç thotë edhe ajo vet, besohet se e ka prapa vetes shumicën e elektoratit të LDK-s, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova, Ismet Beqiri etj, Jo vetëm që do ti lexojnë më drejtpërdrejtë porosinë dhe mesazhet e votuesve, por do të detyrohen që t`ua lëshojnë përfundimisht edhe postet e pamerituara kuadrove të reja, duke ikur të turpëruar nga LDK dhe politika e vendit”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat