Posti i presidentit, ambasadori gjerman për “Bota sot”: Kur politikanët s’mund të merren vesh, ja kush pyetet

Politika

Posti i presidentit, ambasadori gjerman për “Bota sot”: Kur politikanët s’mund të merren vesh, ja kush pyetet

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:28
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde, ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ai ka thënë se palët politike aktualisht, duket se nuk janë në gjendje të paraqesin një zgjidhje të tyre për postin e presidentit.

Sipas tij, kjo është frustruese për qytetarët, pasi tani vëmendja do të duhej të ishte tek luftimi i pandemisë dhe pasojat negative ekonomike.

“Përgjegjësit politikë aktualisht nuk duket se janë në gjendje të paraqesin një zgjidhje të tyre për zgjedhjen e presidentit. Duket se gjithçka po sillet në vend. Kjo sigurisht është frustruese për qytetarët, pikërisht tani, kur luftimi i pandemisë dhe pasojave negative ekonomike që solli ajo, në vërtetë do të ishte dashur ta marrë tërë vëmendjen“, ka deklaruar Rohde.

Ambasadori gjerman nuk e sheh të nevojshëm përfshirjen e SHAB-së ose Gjermanisë në negociatat mes partive politike, për postin e presidentit.

Sipas tij, kur politikanët nuk mund të merren vesh mes vete, duhet të pyetet populli.

“Këtë unë para pak kohësh e kam përshkruar si recetën më të thjeshtë të suksesit në demokraci: Kur politikanët nuk mund të merren vesh, pyetet populli. Kështu funksionojnë gjërat në demokraci dhe kështu e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës. Për këtë, sipas mendimit tim, votuesit nuk i nevojiten këshilla nga jashtë”, është shprehur ambasadori Joern Rohde për “Bota sot”.

(Intervistën e plotë të ambasadorit Rohde për “Bota sot”, mund ta lexoni nesër në versionin online)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat